MUNDËSIA - e vetmja Parti e Vërtetë e Djathtë Të FTON në Konventën e saj të parë në ITALI

Data: 2 SHKURT 2025 

Ora: 11:00

Vendndodhja: Brixia Forum, Via Caprera, 5, 25125 Brescia BS, Italy

Për Informacione dhe Pjesëmarrje, WhatsApp: +55697052555 dhe +393444107058

Partia "Mundësia" ka lindur si një domosdoshmëri në një kohë kur e djathta e vërtetë në Shqipëri ka munguar pothuajse tërësisht. Partia Demokratike, që pretendon se përfaqëson të djathtën, ka dështuar të mbrojë plotësisht kauzat e saj natyrore sa herë ka qenë në pushtet, si dëmshpërblimet për ish-të dënuarit politikë dhe kthimin e pronave tek pronarët e ligjshëm, megjithëse këto shtresa sociale kanë votuar gjithmonë për të, por kuotat e PD-së sot kanë rënë në nivelin më të ulët të mundshëm e madje shumë analistë argumentojnë bindshëm qoftë me fakte apo deduksione të pastra logjike që PD-së i ka mbaruar fryma dhe po shuhet dalëngadalë.

MUNDËSIA - e vetmja Parti e Vërtetë e Djathtë Të FTON në Konventën e saj të parë në ITALI

Agron Shehaj – një histori suksesi që duhet ndjekur

Agron Shehaj është një shqiptar që, si shumë të tjerë, ka emigruar në Itali që në moshë të re. Ai u shkollua dhe punoi me ndershmëri, duke krijuar biznese të suksesshme dhe fitimprurëse. Sot, ai përfaqëson modelin e fisnikut modern, atij që nuk ndjek interesat personale por kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke financuar një pjesë të madhe të aktiviteteve të partise "Mundësia" me transparencë të plotë, ai demonstron se politika mund të jetë një mjet për zhvillim dhe jo për pasurim personal.

Fjalën "fisnik" nuk mund ta kuptojnë ata që kanë hyrë në politikë me duar bosh dhe sot janë milionerë. Korrupsioni ka qënë dhe vazhdon të jetë kanceri i politikës shqiptare, e veçanërisht i qeverisë së majtë. Partia Socialiste, me politikën e saj të betonizimit dhe shpërdorimit të fondeve publike, ka kthyer Shqipërinë në një vend nga ku rinia po largohet me ritme alarmante.

Agron Shehaj – deputeti që nuk hesht përballë korrupsionit

Ndryshe nga shumica e politikanëve, Agron Shehaj ka treguar se ka guximin dhe integritetin për të denoncuar aferat korruptive që rrjepin Shqipërinë. Ai ka ekspozuar përvetësimin e miliona eurove nga qeveria aktuale dhe ka mbetur i vetmi zë që vërtet flet për interesat e qytetarëve.

Ftesë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Itali

Nëse jetoni në Itali dhe ndiheni të braktisur nga politika shqiptare, kjo është mundësia juaj për të kontribuar në ndryshimin që Shqipëria ka nevojë. Ejani në Konventën e parë të Partisë "Mundësia" në Itali dhe bashkohuni me një forcë të re politike që ka për synim zhvillimin e vërtetë të vendit tonë.

E ardhmja e Shqipërisë nuk duhet të jetë emigrimi, por zhvillimi!

Previous Post Next Post