Nga Marion Mardodaj |
Sot po zhvillohet një protestë në Shqipëri, që me gjasa duket e ashpër, pasur parasyshë që kësaj radhe Kryeministria po "blindon" dritaret dhe dyert.
E njëjta gjë ka ndodhur në Bosnje, ku më shumë se 2 mijë persona protestuan ditën e djeshme në qytetet e Bosnje dhe Hercegovines duke kundërshtuar strategjinë e qeverisë e cila synon të ulë inflacionin e lartë dhe rritjen e varfërisë në shtetin ballkanik.
Këtu lindin disa pyetje që mbase duan përgjigje: mbase protestat në Shqipëri dhe RMV janë të koordinuara me Kremlinin, duke qenë në një hark kaq të shkurtër kohor?
Përse kaq pranë në hark kohor, në një kohë që të paktën opozitën shqiptare të udhëhequr nga Sali Berisha nuk e favorizon i nxehti dhe se motivet e protestës (casus belli) thuajse janë pa kuptim pikërisht në këtë kohë, madje të dëmshme!
Çmimet e larta pa asnjë lloj kriteri shkencorë dhe logjik, korrupsioni galopant i qeverisë "Rama", vrasja e shpresës për të jetuar në Shqipëri, mjekësia gjakpirëse-makabër, ikja e rinisë dhe e trurit, janë bërë rutinë tashmë në përditshmërinë shqiptare, dhe duhej të ishin adresuar me kohë si çështje, për këto duhet të protestohej e të protestohet çdo ditë, madje sot duhet të kishim parë frutet e të ishin disa stade më lart të zhvillimit. Përse pikërisht në këtë moment?
Mos vallë pro-rusët e rajonit të Ballkanit kanë marrë udhëzime nga Kremlini që të shkaktojnë trazira në sinkron? Duke shresuar në gjenerimin e një trazire me përmasa të mëdha?!
Gjithsesi, unë kam kënaqësinë edhe njëherë që t'i mësoj edhe një term të ri që lidhet me gjeopolitikën gazetarëve dhe analistëve kopjacë shqiptarë kudo që ndodhen në ballkan, siç kam bërë 13 vjet më parë me vetë termin "gjeopolitikë": forcat centrifugale dhe centripetale.
Në çdo shtet ekzistojnë dhe do ekzistojnë gjithmonë forcat centrifugale dhe centripetale. Forcat centrifugale tentojnë vazhdimisht ta dobësojnë deri në shpërbërje një shtet, ndërsa të dytat tentojnë ta bashkojnë dhe ta forcojnë. Kjo është një konstante që është në dinamikë të pa ndërprerë, në çdo sekond është dikush që punon për ta dobësuar Shqipërinë dhe shqipëtarët, dhe një tjetër për ta forcuar.