Një vajzë duke fërkuar ballin nga puna e tepërt në kompjuter |
Pothuajse gjysma e punëtorëve evropianë janë në rrezik të lartë të problemeve të shëndetit mendor, tregon një sondazh i ri.
Një pushim veror është në horizont për shumë evropianë – por një pjesë e konsiderueshme po fillojnë pushimet e tyre duke u ndjerë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe të rraskapitur.
Pandemia e COVID-19, lufta në Ukrainë dhe tani kriza e kostos së jetesës kanë ndikuar në gjendjen psikologjike të punëtorëve evropianë në një mënyrë të paprecedentë, sipas një studimi të ri nga “LifeWorks”.
Sondazhi u krye online muajin prill në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë dhe Poloni. Gati gjysma thanë se po vuanin nga stresi më shumë se para pandemisë, raporton Euronews.
Një e treta thanë se shëndeti i tyre mendor po ndikonte negativisht në produktivitetin e tyre. Në përgjithësi, 41 për qind e të anketuarve nga LifeWorks u konsideruan në rrezik të lartë për të pasur përfundimisht një çrregullim të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni.
Të rinjtë, gratë, prindërit dhe ata me të ardhura më të ulëta janë duke luftuar më shumë, thuhet në raport.
Tags
punë