Qejfi i madh për të ngrënë dhe për të pirë gjatë pushimeve mund të na vrasë, thonë studiuesit e shëndetit.
E nënkuptojnë vërtetë çfarë thonë, fjalë për fjalë - që pushimet po na vrasin!Mbingrënja dhe mbingarkimet që ndodhin zakonisht ndërmjet mesit të nëntorit dhe Vitit të Ri janë nxitësit kryesor të epidemisë së obezitetit, thotë një raport i ri British Medical Journal (BMJ).
Kjo epidemi po nxit shpenzime marramendëse mjekësore, duke dëmtuar kështu cilësinë e jetës dhe fshirë vite nga jeta jonë, thonë shkencëtarët mjekësorë.
Është një raport që mund të gjejë rezonancë të veçantë me lexuesit, pasi sërish shumice e tyre kthehen të fryrë e të varur në zyrë, pas një 'maratone' gjashtë javore të të ngrënit dhe të pirit, e njohur si 'festat e fundvitit'.
Studimet e ndryshme të rritjes mesatare të peshës gjatë çdo sezoni të festave "raportuan rritje të qëndrueshme në peshë prej 0.4 kg në 0.9 kg", ose afërsisht një deri në dy kilogramë, thonë studiuesit e BMJ për dhjetorin, pas një vlzhgimi të literaturës mjekësore. Çfarë është më e keqja, studimet zbuluan se shumica e njerëzve i mbajnë "kilogramet e paketuara" në çdo vit nga festa në festë, deri tek Viti i Ri. "Megjithëse këto rritje në pesh janë të vogla [për një vit]," përfundojnë ata, "për më shumë se 10 vjet ato do të çonin në një peshë prej 5-10 kg, e cila është e mjaftueshme për të nxitur epideminë e obezitetit".
Raporti u përpunua nga studiues nga Universiteti Britanik i Birmingham dhe Loughborough University, i cili hulumtoi teknikat për dekurajimin e njerëzve nga e ngopura.
Një studim i raportuar më parë në revistën New England Journal of Medicine, i cili gjurmoi peshën e rreth 3,000 njerëzve që përdorin peshore në banjo, gjetën rritje të theksuara në peshën e trupit të tyre gjatë pushimeve, si në SHBA ashtu edhe në vende të tjera të zhvilluara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se obeziteti tani vret rreth tre milionë njerëz në vit në mbarë botën dhe "është një nga problemet më të dukshme për shëndetin publik sot për sot".
Një 40% e habitshme e popullsisë së rritur të SHBA-ve tani është klinikisht obeze, si dhe 19% e fëmijëve, thotë Qendra e SHBA-ve për Kontrollin e Sëmundjeve. Ata që vuajnë nga obeziteti kanë më shumë gjasa të kenë cilësi më të ulët të jetës dhe të vdesin më shpejt se ato të një peshe të shëndetshme, thonë studiuesit mjekësorë. Duke qenë obezë rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës, goditjes, diabetit të tipit 2 dhe disa kancereve, shton Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Shpenzimet mjekësore për obezët në SHBA shkojnë mesatarisht rreth 4,000 dollarë në vit më shumë për një person se ato të peshës normale, thotë një studim në Journal of General Internal Medicine.
Obeziteti klinik përkufizohet si të pasurit e një indeksi të masës trupore mbi 30 BMI, një masë mjekësore e përdorur gjerësisht e peshës trupore; përllogaritet me peshën e trupit në kilogram, e përpjestuar me gjatësinë në metra katrorë. Klikoni këtu për të bërë një përllogaritje falas nëse dini gjatësinë dhe peshën e trupit tuaj.
Ne i kushtojmë vëmendje pushimeve, kryesisht falë kontekstit dhe presionit shoqëror, thonë studiuesit. Zakonisht hamë ushqim jo të shëndetshëm, hamë shumë, pimë shumë, dhe nuk bëjmë stërvitje të mjaftueshme për të djegur kaloritë. Vetëm hamë kur mblidhemi për festa.
Cinikët mund të shtojnë se stresi i të pasurit për t'u marrë me anëtarët e tjerë të familjes mund të shtyjë njerëzit që të hanë - dhe të pijnë - më shumë.