Sipas psikoterapistit dhe ekspertit seksual të çifteve, Ester Perel, martesa është koha kur jeta seksuale fillon me të vërtetë.
"[Jeta jote seksuale] nuk përfundon kur merrni zotimet tuaja," tha ajo audiencës në samitin e "Goop" në muajin e kaluar. "Dhe këtu fillon tregimi", raporton The Independent.Ndërsa në fazat e hershme të një marrëdhënieje, seksi është shpesh spontan, thotë Perel, por pas martesës, bëhet gjithnjë e më shumë një "ndërmarrje kreative", por kjo nuk është gjë e keqe.
Shumë çifte besojnë se është e domosdoshme të përpiqen dhe të "rindezin flakën" ose "të rimarrin magjinë" kur u bashkuan për herë të parë, por Pereli beson se kjo është gabim, edhe pse "ideologjia romantike është këmbëngulëse", thotë ajo.
Fakti është se, është e pamundur të rikrijoni ndjenjat që keni pasur të dy, kur njojtët njëri-tjetrin, kështu që çdo përpjekje është humbje kohe.
Në vend të kësaj, duhet të përqendroheni te pozitiviteti, duke qëndruar në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të përkushtuar.
"Duhet të kultivoni erotikën; jipini kuptim seksit," tha Pereli.
Në vend që prisni duke shpresuar që seksi spontan të ndodhë, Pereli këshillon ta konsideroni ashtu si martesën, edhe jetën seksuale, si diçka që "kërkon përqendrim dhe vëmendje".
Nëse e dini se çfarë ju ndez apo "çaktivizon", mund ta përdorni këtë njohuri për të formësuar jetën tuaj seksuale dhe të jeni në kontroll.
"Pasi të krijoni besimin dhe ngrohtësinë e nevojshme" thotë ajo, "atëherë filloni të krijoni një lidhje të vlefshme".