Është e qartë që mungesa e gjumit mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore në varësi të gjendjes së trupit apo moshës.
Një sërë studimesh janë bërë për të nxerrë në pah pasojat e problemeve me gjumin, ku studimet kryesore po i paraqesim në vijim bashkë me sëmundjet potenciale që mund të shkaktojnë.
1. AlzajmeriNë një studim të vitit 2013 në Universitetin Hopkins, studiuesit konkluduan se mosfjetja mjaftueshëm mund të shkaktojë Alzajmer.
Mosfjetja mjaftueshëm lidhet me sasinë dispropocionale të beta-amyloidit në tru, i cili është një substancë që lidhet direkt me alzajmerin.
2. Kanceri i prostatës
Në një studim të bërë me 2,425 meshkuj të moshave mbi 67 vjeç, u konkludua që meshkujt që kishin probleme me gjumin kishin 60% më shumë mundësi të zhvillonin kancerin e prostatës.
3. Problemet kardiovaskulare
Me fjalë të thjeshta, problemet e gjumit janë absolutisht shkatërruese për shëndetin. Në një studim 14 vjeçarë të 657 meshkujve në Rusi, u gjet se më shumë se dy e treta e atyre që kishin probleme me gjumin kishin kaluar atak në zemër.
4. Obeziteti dhe Diabeti
Një sërë studimesh kanë konkluduar tashmë se ekziston një lidhje mes diabetit dhe problemeve të gjumit. Ndërsa Universiteti i Çikagos thekson se problemet e gjumit çojnë në obezitet. Studimet tregojnë se gjumi i pakët akumulon yndyrnat acide në gjak duke bërë kështu që kjo të ndikojë negativisht në rregullimin e sheqerit në gjak.
5. Mendimet për të vrarë veten
Kjo është diçka shqetësuese në fakt. Në një studim të bërë në vitin 2014 në Universitetin e Stanfordit, studiuesit gjetën një lidhje mes mungesës së gjumit dhe rasteve të vetëvrasjes. Gjatë një studimi 10 -vjeçarë, 20 nga 420 personat të marrë në studim që kishin probleme me gjumin, kryen vetëvrasje.
Për më tepër studiuesit konkluduan se personat që kanë probleme me gjumin, janë rreth 1.4 herë më shumë të prirur që t'i japin fund jetës së tyre.