Ekziston një ndryshim i madh mes djemve dhe burrave. Por ekzistojnë burra të ndryshëm. Si burra është detyra jonë të jemi të sjellshëm me ata që takojmë, kryesisht me gjininë tjetër.
Tani pyetja është çfarë e bën të mirë një burrë? Ekzistojnë trajta të ndryshme të burrave të mirë dhe këtu po paraqesim disa nga to.
1. Ai ju frymëzonNjë burrë i mirë përbën frymëzim me anë të vveprave dhe fjalëve. Karakteri dhe morali i tij i fortë janë një frymëzim. Ai nuk humbet asnjë mundësi për të të frymëzuar. Ai ju frymëzon që të jeni vetvetja dhe të nxirrni më të mirën nga ju.
2. Ai ju bën të ndiheni e bukur
Mund të ketë shumë meshkuj që mund t'ju thonë që jeni e bukur, por asnjeri nuk do të bëjë ta ndjeni si ai. Një burrë i mirë do ju bëjë të ndiheni e bukur ashtu si brenda, edhe jashtë, jo vetëm me fjalët por edhe me veprimet e tij, me mënyrën se si ndërvepron me ju fizikisht dhe mendërisht.
3. Ju bën të ndiheni të sigurta e të mbrojtura
Një burrë i mirë është gjithonë atje për të mbrojtur femrën etij në çdo situatë fatkeqe. Ndjenja e sigurisë është vitale për një femër në një marrëdhënje. Është detyra e burrit të bëjë të ndiheni të sigurta.
4. Ai kërkon zhvillim konstant të vetes së tij
Një burrë i mirë nuk është asnjëherë i kënaqur me veten. Ai punon gjithmonë për të qenë më e mira e vetes së tij. Qoftë kjo për të mësuar një aftësi të re, duke u stërvitur apo çdo aspekt i jetës së tij. Ai kërkon vazhdimisht mënyra për të përmirësuar veten e tij.
5. Është i sinqertë
Ky është atributi më i rëndësishëm i një burri. Një burrë i mirë nuk gënjen kurrë, nuk tradhton asnjëri, kryesisht njerëzit e dashur të tij. Nuk i tërheqin mbrapsht fjalët e veta, qofshin këto të mira apo të këqija. Nuk i fabrikojnë gjërat.
6. Nuk është ansjëherë abuziv
Një burrë i mirë nuk është asnjëherë abuziv kunderjt jush apo dikujt tjetër. Një burrë i mirë nuk do të abuzonte kurrë me ju fizikisht, mendërisht apo emocionalisht. Edhe kur përballet me probleme të jashtme. ai do t'i përballojë me intelektin dhe forcën e tij pa u bërë abuziv.
7. Është përkrahës
Një burrë i mirë qëndron gjithmonë krah jush. Ai e di rëndësinë e të qenit përkrahës dhe do jetë aty duke ju ndihmuar gjithmonë kur e kërkon situata.
8. Ai bën gjëra të vogla
Nuk janë dhuratat e shtrenjta që e bëjnë të ndjehet e dashuruar një femër por gjërat e vogla që një burrë bën, dhe një burrë i mirë e di mirë. Duke ju hapur derën, duke ushqyer fëmijët, duke ju përgëzuar për veshjet e reja etj., një burrë i mirë nuk është asnjëherë i zënë që t'ju bëjë të ndiheni mirë me gjestet e tij.
9. Ju jeni prioriteti i ti kryesorë
Kjo nuk do të thotë se ai do harrojë gjithçka tjetër dhe do merret me ju në çdo situatë. Por do të thotë që nuk do jetë egoist në nevojat e tij dhe do ju vendosë ju në vend të parë Është detyra e mashkullit që të vendosë femrën e tij në vend të parë. Një burrë i mirë e bënë këtë gjë më shpesh.
10. Ai ka besim tek ju dhe punon që edhe ju të keni besim tek ai
Besimi nuk mund të mbillet me zorr por fitohet, dhe një burrë i mirë punon për të fituar besimin tuaj dhe sapo e fiton, ai punon sërish për ta mbajtur atë. Nëse keni fituar besimine tij, nuk ka gjë që ta dridhë, derisa nuk krijohet një situatë e pakëndshme.
Tags
Femra