E fjetura në anë të Majtë shpëton jetë - përse duhet të flini në këtë anë


Gjithkush e ka të qartë që gjumi është shumë i rëndësishëm për një shëndet të mirë mendorë dhe fizik. Duhet patur parasyshë që kohëzgjatja e gjumit është po aq e rëndësishme sa edhe mënyra e të fjeturës. Pozicioni i të fjeturës është shumë i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi, ndihmon që lëkura të duket sa më e re dhe gjithashtu përmirëson aktivitetin e aparatit tretës.

Madje, të fjeturit nga ana e majtë mund të shpëtojë jetë. Nëse praktikisht flini në një tjetër pozicion, vazhdoni të lexoni këtë artikull, se përse të fjeturit në anën e majtë është shumë e rëndësishme për një jetë cilësore dhe shëndet më të mirë fizik dhe mendorë:

Është i rëndësishëm pozicioni i të fjeturës
Ekzistojnë disa pozicione të fjeturi - para, mbrapsht, majtas dhe djathtas - dhe të gjitha pozicionet kanë efektin e tyre në shëndet. Të fjeturit mbrapsht mund të jetë e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga astma, sepse shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Të fjeturit në anën e djathtë ndikon negativisht në aparatin tretës, ndërsa të fjeturit në anën e majtë mund të përmirësojë problemet e aparatit tretës.

Përfitimet nga të fjeturit në të majtë
Të fjeturit në të majtë besohet se përmirëson jashtëzakonisht shëndetin dhe shpëton jetë. Nga ana mjekësore, në anën e majtë të trupit ndodhet ana dominuese limfatike, dhe ndërsa flini nga kjo anë, trupi do ketë më tepër kohë për të filtruar toksinat, fluidet limfatike, dhe përbërësit e padobishëm përmes zorrës së trashë dhe nyjeve limfatike.

Nga ana tjetër, të fjeturit nga ana e djathtë bën që sistemi limfatik i juaji të punojë më ngadalë. Një sistem limfatik i ngadaltë nuk është në gjendje të filtrojë totalisht toksinat ose të heqë limfat fluide përmes trupit. Kjo e rrit rrezikun nga sëmundjeve të përditshme për shkak të akumulimit të toksinave.

Kur filloni të flini nga ana e majtë, mund të vini re se trupi bëhet më eficient në eliminimin e toksinave. Kjo ndodh për shkak se ky pozicion e përmirëson aktivitetin e sistemit tretës, dhe i mundëson trupit të ndaj me përpikmëri ushqyesit nga toksinat.

Mësoni si të flini në anën e majtë
Nëse normalisht flini mbrapsht, para apo djathtas, duhet të mendoni se si ta thyeni këtë sjellje e të nisni të flini në anën e majtë. Kjo mund të kërkojë disa kohë dhe praktikë, por është shumë e rëndësishme ta trajnoni trupin të flejë në të majtë.
Previous Post Next Post