Gjëra që ndodhin kur takoni Shpirtin Binjak


Kur të keni takuar atë personin e veçantë, që është shpirti juaj binjak, gjëra të magjishme do i ndodhin jetës suaj.

Një sondazh i bërë në 2015 tregon se "ndërsa martesa po humbet gjhithnjë e më shumë karakterin tradicional të saj publik, gjithnjë e më shumë po fiton popullaritet 'supermarrëdhënja', një marrëdhënje intensive bashkimi shpirtërorë, besnikërie seksuale, dashurie romantike dhe intimiteti emocional.

1. Fillojnë të ndodhin mrekullitë
Kur keni gjetur dikë që "është bërë për ju", shpirtin tuaj binjak, nis e ndihet mrekullia tek ju. Përse të mos ndodhin gjëra të jashtëzakonshme? Me sensin tuaj të ri të dashurisë, përmbushjes dhe përkasjes, do filloni të vëreni koicidenca të reja lumturie.

Lidhja me shpirtin tuaj binjak ishte pjesë e fatit tuaj. Tani që jeni në rrugën e duhur për të përmbushur këtë pjesë të qëllimit të jetës suaj, gjëra të tjera do ndodhin për ju.

2. Shpirti juaj binjak ju ndihmon të zgjidhni probleme për të cilat nuk kishit përgjigje
Duke mos pasur një partner dashurie, ishte njësoj kur kishit disa probleme që kërkonin zgjidhje. Tani kur ajo brengë e zemrës është shuar, do filloni të përqendroheni në gjëra të tjera që kërkojnë të rregullohen.

Me ndihmën e shpirtit tuaj binjak, do punoni të bashku për t'i dhënë zgjidhje problemeve. Dy mendje dhe zemra janë shumë më të fuqishme për të tejkaluar pengesat. Partneri mbështet ëndërrat tuaja dhe dëshiron të jeni të lumtur, kështu që do fokusojë energjitë e tij/saj në përmbushjen e nevojave tuaja.

3. Do lidheni më thellë me miqtë tuaj 
Sapo keni takuar shpirtin tuaj binjak, të tjera lidhje në jetën tuaj do bëhen më kuptimplota. Keni gjetur një mënyrë për t'u lidhur thellë dhe kaq fort me njerëzit që ua vlerësoni vlerat. Do filloni të kërkoni për mundësi për t'u lidhur me të tjerë persona special në jetën tuaj.

Nisni të shpenzoni më shumë kohë me familjen, duke pyetur prindërit, kushërinjtë dhe miqtë për të dashurit apo dashurat e tyre. Filloni të vlerësoni dashurinë që krijoi ju dhe shpirtin tuaj binjak.

4. Botëkuptimi juaj ndryshon
Shpirti juaj binjak do ju ndihmojë t'i shihni gjërat në mënyra të ndryshme. Do keni një këndvështrim pozitiv për gjërat, të cilin nuk e keni pasur më parë. Shpirti juaj binjak  ka ndihmuar zemrën tuaj të hapet, dhe kështu do jeni më zemërbutë, të dashur dhe të hapur ndaj të tjerëve.

Do filloni të mendoni për trashëgiminë që do lini tek gjeneratat e reja. Do ndërtoni një familje së bashku? Si do ta shohë bota familjen tuaj të re? Edhe nëse vendosni të mos keni fëmijë, do filloni të hamendësoni se si të ndihmoni të tjerët që të shohin se dashuria e vërtetë ekziston, qoftë edhe në një botë cinike që nuk beson në shpirta binjakë.

5. Dashuria ndodh tek njerëz të tjerë rreth jush
Sapo të keni gjetur shpirtin binjak, do filloni të ndihmoni të tjerët të shohin mundësit e dashurisë rreth tyre. Cilësia e shpirtit binjak është një nga trajtat më të dëshiruara të partnerit për meshkujt dhe femrat të moshave nga 20 në 29 vjeç. Tani që keni gjetur shpirtin tuaj binjak, dëshironi që edhe miqtë tuaj ta gjejnë një shpirt binjak.

Të njohësh veten, ëndërrat, frikërat, vlerat, moralin, pëlqimet dhe mospëlqimet e tua, është një hap i parë e i mbarë për të gjetur lidhjen e duhur të shpirtit binjak, sipas Neil Clark Warren. Me perspektivën tuaj të dashurisë së vërtetë dhe një njohuri të mirë të personalitetit të miqve, mund t'i ndihmoni ata të gjejnë partnerë që ushqejnë shpirtërat e tyre.
Previous Post Next Post