Donald Marvin Johnson |
Një ngjarje e rrallë dhe e turpshme ka ndodhur në Xheorxhia ditën e premte.
Një burrë është arrestuar pasi u përplas me një tjetër automjet ndërsa ishte duke u masturbuar.
63-vjeçari Donald Marvin Johnson nga Xheorxhia, SHBA, është akuzuar për vepra të turpshme në publik.Sipas shefit të policisë së Kolumbias, Johnson me makinën e tij u gjet i aksidentuar pas një furboni, i cili kishte ndaluar në një xhep të rrugës.
Një kalimtare e rastit raportoi se Johnson po nxitonte me shpejtësi duke manovruar për të ikur. Ajo thotë se për pak ai desh e goditi dy herë furgonin e ndaluar. Por kur iu afrua makinës së tij, vështroi pjesë të zbuluara të organeve të tij gjenitale dhe se ai kishte qenë duke u kënaqur me veten, sipas raportit të policisë.
Tags
E çuditshme