Harmoni verore në Shëngjin: Kur arti lind spontanisht

Nga Keti Berisha, Shëngjin, 3 Korrik, 2026

Keti Berisha duke buzëqeshur pranë detit dhe një varke në Shëngjin, gjatë një dite vere me diell dhe frymëzim artistik.
 Keti Berisha duke shijuar qetësinë dhe bukurinë e natyrës në Shëngjin, korrik 2026 – një çast i mbushur me dritë dhe frymëzim spontan arti.
Ishte një ditë vere me diell, në Shëngjin, ku atmosfera e qetë dhe drita e
ngrohtë krijonin një harmoni të veçantë. Aty lindi frymëzimi im. 

Kisha me vete nje bluzë dhe disa ngjyra, dhe krejt spontanisht fillova ta
pikturoj. Ishte një proces i pastër, intuitiv, i lindur nga momenti - një
dialog mes ngjyrave dhe asaj dite te qetë. 

Një ditë më vonë, gjatë një
shëtitjeje, realizova disa fotografi si kujtim të këtij pushimi, që për mua
mbetet shembull i bukurisë së krijimit spontan dhe i lidhjes së thjeshtë
mes njeriut, natyrës dhe artit.

Post a Comment

Postimi i mëparshëm Postimi tjetër