"Vota e lirë" - poezi nga Dritan Mardodaj



Nga Dritan Mardodaj


Njeri djall 
Tjetri demon
E ti prap ata voton.
Tek k'ta vota në kazon
Si s'u rrite mër hajvon?!
Vendi m'beti n'tranzicion
Pastaj t'hua, s'kam pension.
Pastaj thua k'tu s'jetoet
Ndërsa djalli adhurohet.
E demoni po pret turnin 
Se nuk del nga politika 
Ti s'ke lek me pagu drita.
Thu të bënë edhe presjon 
Si s'u rrite mër hajvon?
Si s'u rrite o derëzi 
Djaj, demonë në qeveri.
T'paktën lutu në altar
Ti marrë SPAK-U të gjithë zvarrë!
Ndaj vazhdoni me kallëzime
Se për lesh shkun kto votime.
Pret prapë lekë nga emigracioni 
Prap na thua, s 'del pensioni.
Si u bëka rotacioni?
Si mendon bëhet ndryshimi?
Kaq e dinë dhe ky i "imi".
I "fortë" qenka ky milet 
Paska frikë nga hija vet.
Thonë që vota është e lirë 
Si s'u rrite o b****r ?

1 Comments

Previous Post Next Post