Kurani Shpërfillet në Tiranë; Skandali Moral dhe Fetar në Ndërtimin e "Xhamisë së Namasgjasë"

 Një skandal moral dhe fetar ka shpërthyer rreth ndërtimit të Xhamisë së Namasgjasë, e cila u financua nga qeveria turke dhe u inaugurua nga zyrtar të tyre së fundmi në Tiranë. Kjo xhami, që turqit e kanë cilësuar "dhuratë nga populli turk për popullin vëlla shqiptar", ka ngritur shqetësime të mëdha në radhët e komunitetit dhe besimtarëve myslimanë në Shqipëri. Problemet nuk qëndrojnë vetëm në faktin që Turqia kërkon të emërojë hoxhallarët e saj për drejtimin e kësaj xhamie, por më e rëndësishmja, në anashkalimin e një aspekti thelbësor të fesë islame, siç përshkruhet në librin e shenjtë të Kuranit.


Xhamisë së Namasgjasë në Tiranë
Xhamia e Namasgjasë në Tiranë 
Sipas Kuranit, kur një truall për ndërtimin e një xhamie është dhuruar nga një individ, xhamia duhet të marrë emrin e bamirësit që ka dhuruar tokën. Megjithatë, ky rregull është shpërfillur në rastin e Xhamisë së Namasgjasë, dhe emri i bamirësit që i ka dhuruar tokën komunitetit mysliman për ndërtimin e kësaj xhamie nuk është përmendur gjatë inaugurimit.

Ky veprim ka shkaktuar një revoltë të brendshme në Tiranë, ku qytetarët janë të shqetësuar për këtë mungesë respekti ndaj bamirësit dhe parimeve të fesë. Ndër zërat më të fortë në këtë protestë është edhe një nga trashëgimtarët e fundit të linjës mashkullore të "Vëllezërve Frashëri", Rilindasve të ndritur shqiptar, Hysref Frashëri, i njohur në Tiranë me nofkën "Shori", i cili ka një lidhje familjare me bamirësin që dhuroi truallin ku u ndërtua kjo xhami. Theksojmë se djali i Shorit, Jurgen Frashëri, dhe vëllai i tij, Hajri Frashëri, janë trashëgimtarët e vërtetë dhe të fundit të linjës mashkullore të Familjes Frashëri.

Shori, i revoltuar, bën thirrje publike, duke shprehur zhgënjimin e tij dhe të shumë të tjerëve në lidhje me këtë situatë. Ai shkruan:

Urime dhe gëzime për Tironën dhe besimtarët myslimanë për Xhaminë e Re. Gjatë inaugurimit të kësaj xhamie u mbajtën shumë fjalime dhe falënderime, por për çudi, nuk u përmend emri i bamirësit që i dhuroi tokën Komunitetit Mysliman, në mënyrë që besimtarët myslimanë të kryenin faljet e tyre. Edhe në librin e shenjtë të Kuranit thuhet se xhamia merr emrin e dhuruesit të tokës ku ndërtohet. Por, fatkeqësisht, është për të ardhur keq përndjekja morale e familjeve fisnike, patriote dhe të persekutuara politikisht, që filloi në vitin 1945 kur pushtetin e morën talebanët dhe banditët e kuq, dhe që fatkeqësisht vazhdoi edhe pas viteve 1990, kur pushteti kaloi tek bijtë e tyre, të cilët ndoqën të njëjtat politika ndaj këtyre familjeve. Ky bamirës është fisniku patriot, një njeri i qindra bamirësive në qytetin e Tironës, ai që e shndërroi shtëpinë e tij në selinë e Parlamentit të parë Shqiptar në legjislaturat e para të funksionit të tij. Ai është i vetmi shqiptar që mban titullin "Senator i Përjetshëm" dhe ka qenë deputet i të gjitha legjislaturave parlamentare deri në vitin 1942, kur ndërroi jetë. Ky bamirës fisnik dhe patriot është Zija Bej Toptani. Prandaj, kjo xhami, sipas Kuranit, duhet të emërohet "Xhamia e Toptanëve." Zoti e bekoftë dhe lavdëroftë flamurin më të bukur në botë, atë shqiptar! Zoti e bekoftë dhe lumturoftë kombin dhe shqiptarët kudo që janë! Me respekt, një çun Tirone që të gjithë e thërrasin Shori!  "

Sipas Shorit, bamirësi që ka dhuruar truallin është Zija Bej Toptani, një fisnik dhe patriot shqiptar, i cili ka një histori të gjatë me qytetin e Tiranës dhe ka kryer qindra bamirësi. Ai shndërroi shtëpinë e tij në selinë e Parlamentit të parë Shqiptar dhe mbante titullin “Senator i Përjetshëm”, duke qenë deputet i të gjitha legjislaturave deri në vitin 1942, kur ndërroi jetë. Sipas Kuranit dhe traditës fetare islame, kjo xhami duhet të emërohet "Xhamia e Toptanëve" në nder të tij.

Deputetët e shtetit shqiptar në vitin 1930
Deputetët e shtetit shqiptar në vitin 1930
Fakti që ky emër nuk është përmendur dhe që xhamia është inauguruar nga një lider i huaj, pa respektuar bamirësin shqiptar që i dhuroi truallin, përbën një skandal të madh moral dhe fetar. Kjo çështje ka ngritur shqetësime serioze jo vetëm tek qytetarët e Tiranës, por edhe në komunitetin mysliman më të gjerë.

Ky incident përforcon shqetësimet se ndërtimi i kësaj xhamie, në vend që të jetë një dhuratë e pastër dhe fisnike për besimtarët myslimanë të Shqipërisë, është përdorur për qëllime politike dhe për të forcuar ndikimin e jashtëm. Prandaj, është e domosdoshme që drejtuesit e komunitetit mysliman dhe autoritetet shqiptare të ndërhyjnë për të rregulluar këtë padrejtësi, duke i dhënë emrin e duhur kësaj xhamie dhe duke respektuar bamirësit që e kanë bërë të mundur ndërtimin e saj.
Previous Post Next Post