Shqipëria krah Bolivizë dhe Kazakistanit, e fundit në besimin tek shkenca

 Një studim i gjerë që përfshiu rreth 240 kërkues shkencorë nga vende të ndryshme të botës vuri në pah rëndësinë e besimit te shkencat dhe shkencëtarët në shoqëri. Siç raporton Zëri i Amerikës në shqip, Shqipëria është renditur e fundit në këtë studim, pranë Bolivisë dhe Kazakistanit, për sa i përket besimit te shkencëtarët.

Shqipëria krah Bolivizë dhe Kazakistanit, e fundit në besimin tek shkenca
 
Kërkuesja Ani Bajrami, që përfaqësoi Shqipërinë në këtë studim, theksoi se shkaqet për këtë renditje lidhen me mangësitë në komunikimin e shkencëtarëve me publikun, si dhe pjesëmarrjen e tyre të ulët në hartimin e politikave të ndryshme në vend që kanë ndikim në jetën shoqërore.

Rezultatet e studimit treguan se qytetarët e Shqipërisë shprehen se do të dëshironin një ndikim më të fortë të shkencëtarëve në luftën kundër varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së shëndetit publik.

Studimi u drejtua nga dy profesorë, dr. Viktoria Kologna dhe dr. Niels G. Mede, nga Universiteti i Harvardit dhe Zyrihut. Analizoi përgjigjet e mbi 71,500 individëve në 67 vende të botës. Në skarën e vlerësimit ku 1 përfaqëson besimin më të ulët dhe 5 më të lartin, besimi te shkencëtarët në nivel botëror u vlerësua me 3.62.

Shqipëria renditet prapa në këtë skarë, duke e ndarë pozicionin e fundit me Bolivinë dhe Kazakistanin. Në anën tjetër, nivelet më të larta të besimit i kanë vendet si Egjipti dhe India.
Previous Post Next Post