Qeveritarë shqiptarë duke inspektuar procesin e sterilizimit (arkiv) |
Kontrata e koncesionit për sterilizimin, e vlerësuar në pothuajse 100 milionë euro, duket se ka dështuar në detyrën e saj për të nxjerrë jashtë përdorimit autoklavat e vjetra në spitalet e vendit. Në vend që të zëvendësohen, disa prej tyre janë rikthyer në përdorim për të sterilizuar instrumente kirurgjikale, edhe pse ata vetë janë të vjetër dhe me probleme. SPAK ka bërë këtë konstatim gjatë hetimit të kontratës së koncesionit për sterilizimin, dhe deri më tani janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj. Po ashtu, në hetim janë nën hetim disa persona të tjerë, të cilët janë të dyshuar për implikim, raporton A2CNN.
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se spitalet në vend janë rikthyer në përdorimin e instrumenteve të cilët kanë shfaqur shqetësime më parë, për të kryer procedurat kirurgjikale dhe ndërprerjen e shtatzënisë. Në lidhje me sterilizimin, janë përdorur autoklava që kanë patur probleme më parë.
Në hetim është zbuluar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kryer ndonjëherë një kontroll faktik në vendet ku duhej të instaloheshin qendrat e rezervës, në përputhje me kontratën dhe investimet reale të koncesionarit. Në shqyrtimin e SPAK, nga 18 qendra rezerve të planifikuara sipas kontratës në gjithë territorin, vetëm 5 prej tyre funksionojnë në spitale.
Sipas hetimit, kushtet e kontratës koncesionare duket se janë në favor të koncesionarit. Për më tepër, problemet në anekset e kontratës nuk janë zgjidhur, dhe Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur asnjëherë për kërkesat e spitaleve për të përdorur setet e vjetra për të përmirësuar situatën e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale, që ka tejkaluar kapacitetin e parashikuar. Në anën tjetër, ministria kërkonte që spitaleve t'i kufizonte numrin e ndërhyrjeve dhe buxhetin.