Burrat me një dëshirë të lartë seksuale jetojnë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre, sipas një studimi të kryer nga studiuesit japonezë.
Ata anketuan dhe monitoruan të dhënat shëndetësore për 8,500 burra, kryesisht në moshën e tyre 60-vjeçare, për shtatë vite. Burrat që treguan një nivel të lartë të interesit për seks në fillim të studimit kishin një rrezik 69% më të ulët për të vdekur nga çdo shkak deri në fund të studimit, raporton Euronews.
Studiuesit besojnë se një dëshirë e ulët seksuale është një shenjë e shëndetit të dobët në përgjithësi, siç janë dieta e keqe, obeziteti dhe sëmundjet kronike. Studimi u bë me 21,000 burra dhe gra nga shtatë qytete brenda prefekturës së tij lokale në veri të Tokios.
Pjesëmarrësit fillimisht u anketuan për interesin e tyre për seksin, dhe ata që treguan një nivel të ulët të interesit për seksin kishin më shumë gjasa të ishin më të moshuar, të kishin diabet dhe të ishin më pak të lumtur. Megjithatë, nuk kishte ndryshime nëse burrat ishin të martuar ose të divorcuar.