Mblidhen sërish pas 20 vjetësh ish-nxënësit e Maturës së vitit 2001 të shkollës "Ismail Qemali" në Tiranë

 Nga Anila Vejsiu
 20 Nëntor 2021- Edhe datat patën një kombinim perfeket për të celebruar 20 vjetorin e takimit tonë. Nuk e di nëse kjo ishte një rastësi apo nje kombinim i zgjedhur i detajistes Sabina Vaqarri, por çdo gjë dukej se ishte organizuar mirë, përveç mungeses tënde Erida Lamka.


Ishte ora 18.00 dhe ishte çasti i takimit të shumëpritur, një takim i matures 2001 pas 20 vjetesh. Rastesisht mu kujtua filmi shqiptar "Ngjyrat e moshës". Këto takime janë të bukura, nostalgjike me të papritura e kujtime.

Ish-nxënësit e Maturës së vitit 2001 në shkollën "Ismail Qemali" të mledhur tek "Lulishte 1 Maji", Tiranë, 20 Nëntor, 2021
Unë akoma isha në dilemë, jo se nuk doja te isha aty me Ju, por se zemrën ma kish mbuluar dhimbja e madhe e mungeses së shoqes së bankës. Nuk ishte nga ato mungesat e emigrimit apo ikjet e tërheqjet nga shoqëria, që ne të gjithe i mirkuptojmë me impenjimet që kemi, por ikja jote ishte drejt nje udhëtimi pa kthim.

Ish-nxënësit e Maturës së vitit 2001 në shkollën "Ismail Qemali" të mledhur tek "Lulishte 1 Maji", Tiranë, 20 Nëntor, 2021
Erida Lamka, prokurorja e krimeve të renda të Elbasanit para disa ditesh kishte hipur në trenin e Parajsës.

Ish-nxënësit e Maturës së vitit 2001 në shkollën "Ismail Qemali" të mledhur tek "Lulishte 1 Maji", Tiranë, 20 Nëntor, 2021
U vesha dhe shkova ne atë takim edhe për ty. Kujtimet e pamëshirshme gjithe rrugës më shponin në zemër dhe mundohesha të shtrëngoja sytë fort që lotët mos të rridhnin.

Rruga mu duk më e gjate se zakonisht. Ishte i njëjti vend ku takoheshim për të lënë orët e mësimit, ku pinim ato kafet pa leje dhe filluan tymosjet e cigareve te para.

Ishim të gjithë 20 vite më të rritur, por u përshtatëm aq shpejt me çapkënllëqet tona e s'e patëm të vështire të harmonizoheshim. Disa më të ndrojtur, disa më të pjekur, disa më gazmorë e disa më seriozë, kaluam disa ore të këndshme pa e patur mendjen te koha dhe vitet. Aty e vërtetova dhe më shumë teorinë që po të duam e ndalojmë kohën, madje mund ta kthejme pas, për një moment.

Matura 2001-2021
P.S Të më falni që e përmenda aq shume Eriden, duhet të kishte vetëm nota pozitive në këtë takim, por më dhemb shume ikja e saj.
Previous Post Next Post