Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe shumë abuzimesh institucionale dhe burrokratike, tashmë të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit 5-vjeçare në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të premten mes dy vendeve.
“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme.
I pyetur në lidhje me marrëveshjen me Britaninë dhe mundësinë e ndërtimit të një kampi refugjatësh në vendin tonë, ai mohoi një gjë të tillë.
Tags
Kosova