|
Nga Klara Prifti |
Më 11 dhjetor të 1953, në Oslo të Norvegjisë i akordohet çmimi Nobel për Paqe një ushtaraku, shpëtimtar të Europës perëndimore, gjeneralit George Marshall. Ndërsa më datë 19 Maj 2021,DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), shpalli Persona non Grata, një ish mjek (i huazuar në politikë për 30 vjet), ish kryeministër, ish president, ish kryetar partie. Me të drejtë lind pyetja: ç’lidhje kanë këto dy personazhe me njëri–tjetrin?| Absolutisht asgjë. Gjenerali Marshall e dinte mirë se një shoqëri e varfëruar shkon drejt shthurjes dhe është potencial të rrëshqasë në aventura shumë të rrezikshme politike. Sigurisht i mbështetur fort nga Administrata Amerikane e kohës dhe duke vazhduar me Planin Schuman i cili përbën embrionin e Bashkimit Europian. Të gjitha këto masa të shoqëruara edhe me përkushtimin dhe mirë administrimin e qeverive përkatëse, ngritën nga hiri ekonominë e vendeve në pjesën perëndimore të Europës. Qëllimi i këtyre masave ishte i qartë: për të siguruar paqe dhe stabilitet duhet një zhvillim ekonomik. Me filozofinë që shvillimi dhe pasurimi i njërit shtet nuk e pengon tjetrin, përkundrazi, pra i gjithë çelësi është ekonomia e shëndoshë. Po ky ishi “ynë “ çfarë paska bërë për 30 vite, veç ulërimave se e donte Shqipërinë si gjithë Europa, se mbron vlerat Euroatlantike, se futi Shqipërinë në NATO, se mbron të drejtat e njeriut… të gjitha këto mbeten ende sot në formë sllogani. Ky “oktapod” ka vozitur për 30 vjet në kah të kundërt të interesave kombëtare, kur në vitin 1991 e kapi shtetin Shqiptar nga gryka, dhe si ish mjek që ishte e filloi me sterilizimin e ekonomisë, shkatërroi pronat, arsimin, kulturën, shkriu shumë institute shkencore të ngritura ndër vite, pasi për këtë armik ka mjaft shkencëtar në Moskë dhe Beograd. Një metodologji e tillë nuk është përdorur në asnjë nga vendet e ish Bllokut Komunist. Me të përndjekurit politikë është tallur gjatë gjithë kohës, duke vënë në krye të shoqatave spiunat e sigurimit. Ky njeri i targuar Non Grata, i asfaltoi rrugën kryeministrit të oligarkëva shqiptar. Ky palaço me kashmir e brekushe nuk ka lënë gjë pa grabitur, dhe nuk na çudit fare fakti që janë gatuar nga i njëjti brumë. Po ta pyesim se sa e ka rritur numrin e shtretërve në spitalet publike të Tiranës këto 8 vite qeverisje, meqë popullsia është shtuar shumë, përgjigja mund të jetë veçse 0. Përkundrazi është rritur shumë ai i spitaleve private, ku qytetarët e thjeshtë nuk mund as të afrohen. Shqiptarët për t’u kuruar në spitalet publike duhet të marrin çarçafë nën sqetull, allçi në çantë në raste frakturash, dhe disa lekë nëpër xhepa. Më me fat janë ato pacientë që kanë familjarët e tyre jashtë shtetit, të gjithë besoj e kemi parë se si rreshtohen të sëmurët në aeroport duke ofruar një pamje të dhimbshme dhe shumë prekëse. Kryetarëve të Lëvizjes Socialiste për Ç’intergrim, Berishës dhe Ramës i them se kjo rrugë që keni rrahur për 30 vjet, nuk të çon në Evropë por drejt Moskës, dhe prandaj shqiptarëve për t’i shëruar plagët e tranzicionit u duhet të marrin tamburet e të protestojnë kundër mjerimit. Ku janë intelektualët e ndershëm, Shoqëria Civile, ata filozofët e famshëm përse nuk prononcohen, a thua të jetë kjo shoqëria që ata duan? Për t'u preokupuar është qasja e disa medjave, si ajo e Çim “Polifemo“ Peka, i cili paguhet nga famiglia Non Grata, dhe e disa kanaleve televizive ku promovohet vetëm vulgaritet dhe anti-shqiptarizëm. Oktapodi ish mjek, në këtë situatë ka nevojë për shumë përforcime, prandaj turr në sulm disa zagarë analistë, një nga të shumtit është edhe Lubonja, i cili kërkon t’i hedhë shokut të tij komardaren e fundit të shpëtimit, duke i sygjeruar markën e një partie të re, asaj sovraniste, meqë sipas tij në Shqipëri mungon një e tillë. Por nga kush do ta mbroi këtë ekonomi të sterilizuar, nga Beogradi apo Moska? Analisti në fjalë e di fare mirë që në Shqipëri nuk ka parti të djathtë, nuk mund të jesh i djathtë kur vjedh dhe grabit shqiptarët, madje as i majtë. Llogaria me stalimizmin është akoma një çështje e hapur, dhe këta janë vetëm banda gansterësh dhe hajdutesh. Por çfarë t’i them analistit kur shigjeton dy nga figurat më të dashura për shqiptarët atë të Gjergj Kastrioti dhe Nënë Terezës? Mund ti them vetëm se: Po të mos ish Amerika, ky zotëri nuk do të na molloiste dot nga Italia, por nga Uralet, prandaj i mbron banditët dhe brekë – çjerrët që sot janë bërë lorda. Me sa duket, ka diçka nga gjyshi i tij i ndjerë Aleks, stalinist praktikant, i cili me çizme llastiku dhe një letër bakalli në dorë nxirrte në rrugë Tiranasit nga shtëpitë e tyre. Po zonja Kokalari kujt i shërben? Nga mbiemri ka patur një motiv më shumë ta bindte oktapodin që të hapte dosjet. Kur korrupsioni arrin deri në atë fazë galopante sa të pengojë zhvillimin ekonomik të vendit quhet TRADHËTI E LARTË KOMBËTARE.