Nga Klara Prifti
Këto tre vende (Gjermani, Itali, Japoni) kanë zbatuar me përpikmëri politikat e qeverisë amerikane, se për të patur një paqe të qëndrueshme duhet zhvillim ekonomik. Sot këto shtete japin leksione demokracie dhe bëjnë pjesë në "G20": kemi Gjermaninë - "Lokomotivën e Europës" -, ku disa analistë me të drejtë e quajnë "Superfuqi Vegjetarjane", me heqjen dorë nga militarizimi. Ndërsa po të kthehemi tek ne, përcaktimi si ish-shtet komunist, mendoj se s'është i saktë, sepse reformat e bëra gjatë gjithë kësaj perjudhe mendoj nuk kanë qenë aspak në përputhje me Lirinë, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut. Prej 76 vitesh në substancë kemi të bëjmë me të njëjtën filozofi. Ku antiligji është kthyer në Sistem që lëviz vetëm me ingranazhet e korrupsionit në dëm të interesave të vendit. Liri dhe Demokraci nuk mund të ketë një vend në qoftë se nuk garanton pronën private dhe nuk e kthen tek i zoti atë pronë të ligjshme. Por këtë lloj demokracie dinte ta ndërtonte vetëm Sali Berisha me dy gishtat lart dhe me "syzet e antishqiptarizmit".
Ai shkelmojë edhe atë pak ekomomi që mund të shpëtohej nga e kaluara, duke detyruar shqiptarët të importojnë edhe kripën. Ky poliagjent kishte shumë hobe dhe qejfe antishqiptare, por merakun më të madh e kishte në futjen e duarve tek sistemi i drejtësisë. Përgatiti kurse tremujore ku hetuesit dhe prokurorët e diktaturës do të kishin në dorë fatet e shqiptarëve, ku në rastin më të mirë humbisje çështjen, dhe në rastin më të keq, kur fitoje në letër pas 20 vitesh beteja ligjore, nuk arrin dot të ekzekutosh vendimin. Pra gjithë ai mund bëhet nul, sepse militantët e "Saliut" kanë të ardhura ilegale pa masë dhe paguajnë pa iu dridhur qerpiku. "Shoku" Tritan Shehu, një nga patericat kryesore të antishqiptarizmit "Berishjan", vrapojë me nxitim të legalizojë tokat në Jug të Shqipërisë, e duke cituar me krenarinë e një bastardi fjalët në Dropull në vitin 1992: "T'i gëzoni tokat, nuk ju a merr më as beu dhe as agai!" Me siguri e kishte fjalën për bejlerët e vjetër, dhe jo për bejlerët e ri, ku po synonte të përfshihej edhe vetë. Në qoftë se këto pronarë kanë qenë të shpronësaur pa kompensim në vitin 1946, është kushtetuese, ligjore dhe hyjnore, që t'i kthehet prona. Por t'i kthehet të gjithë pronarëve të shpronësuar pa kompensim në gjithë Shqipërinë. Kjo thirrje e tij përbën vepër penale dhe diskriminim në sens të kundërt, ku pakica (minoritetet) diskriminojnë shumicën, dhe fakton se për qeverinë e Tritanit dhe Saliut, lufta e klasave do vazhdojë. E gjithë kjo katrahurë është organizuar vetëm e vetëm për një liçensë krimi antishqiptarie, ku i lanë pronarët në dyert e gjykatave, dhe ato fshatarë që u kompensuan me ligjin famëkeq 7501, nuk arritën të zhvillojnë pronat e tyre me 4000 lek pension mujorë. Nuk mund të gjente sistemi i Ramiz Alisë person më perfekt për zbatimin e "Katovicës", edhe sikur i jati nga Viçidoli t'ja kishte lënë me testament. Kemi dëgjuar shpesh në fjalimet e tyre qesharake me empati fallso se Shqipëria është një vend i varfër, i vogël..., por politikanë të pasur dhe qytetarë të varfër, ky ekuacion nuk ka kuptim. Ka një sërë shtetesh edhe më të vogla se Shqipëria por nuk kanë këtë korrupsion galopant dhe janë shumë herë më të zhvilluar se sa ne. Kemi 76 vjet që dëgjojmë histori floriri, se floririn e mori Zogu, e mori Ushtria Jugosllave me mushka, "do hajmë me lugë froriri"..., por shqiptarët nuk po arrijnë të hajnë dot as me lugë druri, se presidenti i "Saliut" nuk e di akoma se cila është detyre e tij institucionale, sepse nuk ka patur kohë të lexojë, unë po ja kujtoj se: Presidenti i Republikës duhet të jetë mbi palët e të punojë për bashkimin e vendit, dhe jo të bëjë thirrje, dhe për më tepër në kohë pandemie, për destabilizim që "populli 'kokëpalarë' (siç e ka quajtur vetë ai) të marrë sfurqet" e të mbrojë pronat e grabitura të Ilirit dhe Zonjës së Parë, funksion të cilin e ka kryer me orar të reduktuar, sipas alternativave. E gjithë kjo kastë 30 vjeçare e tranzicionit është shkaktare për largimin sistematikisht të rinisë shqiptare, burimit njerëzorë, forcën aktive që mund të zhvillojë vendin. Nuk mund ta zhvillojnë pensionistët, të cilët kanë nevojë për asistencë dhe pleqëri dinjitoze. Këto lapera antishqiptarë kanë mbi 3 dekada që shfrytëzojnë gjakun e emigrantëve, të cilët janë faktor i rëndësishëm në ekonominë e vendit. Por nuk u intereson të jenë faktor i rëndësishëm në politikën e vendit, ndaj i mbajnë larg kutive të votimit. Vaksina e këtij virusi të kuq është reforma në Sistemin e Drejtësisë!
Tags
Politikë