Ambasada Italiane në vendin tonë bën me dije se marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por thekson se është duke u punuar për të zgjidhur disa probleme teknike.
“Lidhur me marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.
Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave në Itali u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.
Tags
itali