Cilët janë portistët më të paguar në botë sipas ‘Forbes’

 Futbolli është sporti më i ndjekur në botë, por atleti më i paguar është Conor McGregor i arteve marciale.

Irlandezi sipas revistës së njohur ‘Forbes’, ka fituar 180 milionë dollarë gjatë vitit të fundit (maj 2020 – maj 2021).


Pas tij vijnë dy futbollistët më të njohur të momentin, Lionel Messi me 130 milionë dollarë dhe Cristiano Ronaldo me 10 milionë dollarë më pak.

Në vend të katërt është ylli i futbollit amerikan, Dak Prescott me 108 milionë dollar fitim.

Lista vazhdon me yllin e NBA, Lebron James me 97 milionë dollarë

Sportisti i 6-të më i paguar rezulton se është braziliani Neymar me 95 milionë dollarë fitime në një vit.

Renditja e 10 sportistët më të paguar në botë vijon me tenistin Roger Federer me 90 mln $, kampioni i F1, Lewis Hamilton me 82 mln $, Tom Brady (futboll amerikan) me 76 mln $ dhe Kevin Durant (NBA) me 75 milionë dollarë.

Gjatë vitit 2020, atletët më të njohur në botë kanë luajtur në salla pa spektatorë për shkak të pandemisë por kjo nuk ka ndikua në uljen e të ardhurave të tyre.

10 sportistët më të paguar në të gjithë botën kanë fituar në total 1.05 miliardë dollar gjatë 12 muajve të fundit ose 285 më shumë se sa fituan 10 sportistët më të paguar të një viti më parë.

Rekordi më shumën më të madhe të fituar nga 10 sportistët më të paguar është vendosur në vitin 2018, kur boksieri Floyd Mayweather fitoi 285 milionë dollar, ku thuajse e gjithë shuma ishte nga ndeshja me Conor McGregor.
Previous Post Next Post