Ndërsa një fëmijë rritet dhe zhvillohet, neuronet në trurin e tij thuhet se degëzohen si pemë dhe, në fakt, pemët mund ta ndihmojnë këtë proces.
Ky është një studim afatgjatë i udhëhequr nga University College i Londrës, i kryer me 3 568 studentë vullnetarë të moshës 9 deri në 15 vjeç.
Hulumtimi zbuloi se studentët, të cilët kishin kaluar më shumë kohë pranë pyjeve, treguan përmirësim të performancës njohëse dhe shëndetit mendor gjatë adoleshencës.
Studimi vë në dukje, gjithashtu, se mjedise të tjera natyrore, të tilla si kullota ose liqene dhe lumenj, nuk dukej se kishin të njëjtin ndikim.
“Këto zbulime sugjerojnë se jo të gjitha llojet e mjediseve natyrore mund të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në këto përfitime shëndetësore”, shkruajnë autorët.
Nuk është hera e parë, siç kujton portali ScienceAlert, që studiuesit gjejnë një lidhje midis pranisë së pemëve dhe gjendjes shpirtërore të njeriut.
Në SHBA dhe Danimarkë, studimet mbarëkombëtare epidemiologjike për fëmijët kanë treguar se hapësirat e gjelbra në zonat e banuara janë të lidhura me një rrezik më të ulët të problemeve të shëndetit mendor më vonë gjatë jetës.
Tags
fëmijët