Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar menjëherë nga policia greke pasi praktikisht e pranojë se organizojë në detaje vrasjen e gruas së tij , 20-vjeçares britanike Caroline.
Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.
Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.
Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.
Në mesazhet e zbuluara në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.
Tags
E çuditshme