Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, është bërë me dije se gjatë javës së ardhshme, në 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1.000 Lekë dhe 10.000 Lekë.
Risi do të jetë kartëmonedha 10.000 lekë e cila nuk është përdorur më parë në vendin tonë.
Nga 30 shtatori i vitit 2019 në vend u hodh në treg kartëmonedha me vlerë 200 dhe 5000 lekë, ndërsa kartëmonedha me vlerë 2000 lekë pritet të hidhet në qarkullim gjithashtu përgjatë vitit 2021.
Tags
Ekonomi