Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një mesazh qytetarëve që të denoncojnë shkeljet dhe krimet që mund të kryejnë subjektet zgjedhore gjatë fushatës elektorale.
Përmes disa mesazheve dhe video sensibilizuese, KQZ i fton qytetarët që të denoncojnë edhe shkeljet për financimin e subjekteve zgjedhore dhe keqpërdorimin e burimeve publike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Denoncimet apo sinjalizimet, qytetarët do mund t’i bëjnë në një ndërfaqe të dedikuar që është hapur në sajtin zyrtar të KQZ.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha bën të ditur se mund të denoncohet edhe duke mbetur anonim.
Denoncimi, sinjalizimi dhe informimi i çdo ankese mundtë shoqërohet me informacion mbështetës si foto dhe video.
Për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve janë bërë ndryshime në Kodin Penal, ku janë forcuar dënimet në rastin e shit-blerjes së votës por edhe vepra të tjera elektorale.
Tags
zgjedhjet