Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”

 Prej disa ditësh ekziston një debat mes shqiptsarësh të amerikës në lidhje me vizionin, qëndrimet dhe aksionet që duhet të ndërmarin shqiptarët dhe organizatat shqiptare në amerikë në interes të kombit shqiptarë.

Pas artikulli të botuar në medie nga lideri i komunitetit ne New York, Marko Kepi, kundër Deni Hoxha, dhe reagimin e plotë të këtij të fundit.

Deni Hoxha
 Unë jam Deni Hoxha, student në vitin e tretë në Universitetin e Harvardit dhe studioj Ekonomi. Prinderit e mi emigruan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010 me qëllim që të më ofronin më shumë mundësi, përmes Lotarisë Amerikane. Që nga ajo kohë, kurrë nuk kam harruar se nga vij, jam krenar qe jam Shqiptar dhe mendoj gjithmonë për Shqipërinë dhe Shqiptarët në Ballkan dhe kudo që janë.

Këtë javë kam lexuar një artikull te manipuluar në një portal shqiptar i cili me akuzon se jam “i turpshëm” “tradhtar” , “pseudo-shqiptar” dhe në të njëjtën kohë, si dikush që punon për interesa greke përkrah senatorit grek Andrew Gounardes, dikush që nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë dhe u desh ta kërkoja në Google për të parë kush ishte.

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”
Në vend që të kemi një debat konstruktiv, portali dhe shoqata e Marko Kepit Albanian Roots vendosën të më sulmojnë dhe fyejnë. Fyerja më e mirë që ata mund të trillonin është se unë jam duke punuar për interesa greke, gjë që padyshim është e rremë dhe nuk më shqetëson sepse besoj fort në atë që them, dhe ja vlen të luftoj për të. Gjithashtu, nëse ka kaq shumë njerëz që janë kundër meje, atëherë është e qartë që kjo çështje duhet të trajtohet dhe diskutohet në komunitetin shqiptar.

E gjitha kjo filloi kur unë në rrjetin social Twitter shkruajta rreth një postimi të Kepi, i cili shkruan fjalët e Donald Trump “Kur Meksika dërgon njerëzit e saj, ajo nuk është duke dërguar më të mirët. Ata po dërgojnë njerëz që kanë shumë probleme. Ata po sjellin drogë. Ata po sjellin krim. Ata janë përdhunues,” dhe Kepi shton se “Presidenti Trump kishte të drejtë!” Ky postim shoqërohet nga video dhe foto ku tregohen imigrantë meksikanë.


Duke ju referuar nje shqiptari tjetër në Twitter, unë ju përgjigja Kepit, “Unë supozoj se kur vendet e tjera evropiane pretendojnë të njëjtën gjë për emigrantët shqiptarë, sipas kësaj llogike duhet të kenë të drejtë gjithashtu?” Gjithashtu bëra një postim tjetër ku ju drejtova fansave të Kepi dhe Donald Trump, Lisa Milicaj dhe Harry Bajraktari. Kjo me siguri nuk u prit mirë nga Milicaj që ktheu përgjigje klasike si ato të Trump, “Sa të është lënduar prapanica Deni që nuk keni arritur asgjë në jetën tuaj? Loja e juaj e frikësimit nuk funksionon këtu dhe as nuk do të ndryshojë votën time!” — Nje sulm tipik bullizmi që gjithashtu unë refuzoj ti përgjigjem.

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”

Kepi në datën 21 Shkurt, 2020 ishte i ftuar në emisionin « Ftesë në 5 » ku foli rreth familjes së tij, të cilët shkuan në Amerikë për një mundesi më të mire si të gjithë Amerikanet e tjerë. Kepi shpjegon se familja e tij erdhi në Amerike pa llotarinë amerikane. Ai thot qe ka ardhur si shumica e shqiptarëve, pa letra (pra ilegalisht).

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”
Nuk e di ku Kepi e gjen këtë statistikë të thojë se shumica e shqiptarëve janë pa letra në Amerikë kur shumë shqiptarë kane ardhur legalisht dhe me llotarinë amerikane. Se dyti, edhe po te jenë pa letra, jam konfuz përse Kepi përfaqeson ide ksenofobike dhe raciste, në vend që te mendoj për prejardhjen e tij dhe shumicën shqiptare që është pa letra, sipas tij. Dhe aq më tepër, të gjithë e dimë se shqiptarët jane disa nga njerëzit më të diskriminuar në Europe. Sipas statistikave, për shëmbull, Shqiptarët janë njerëzit që vriten më shpesh nga policia Greke.

Fjalët e Kepit kunder meksikaneve dhe me gjerë më duken çudi dhe të pa pranushme të thuhen nga një shqiptar. Në shumë postime të tjera, Milicaj dhe Kepi flasin për emigrantët pa dokumenta dhe se si ata duhet të ndëshkohen. A e dinë Milicaj dhe Kepi për të gjitha familjet shqiptare që janë pa dokumenta? A e dinë ata se këto fjale dhe këto reforma në imigracion mund të shkatërrojnë mijëra familje shqiptare që nuk kanë fatin e Kepit dhe janë akoma pa dokumentea? Shqiptarë që nuk e kanë parë nenën, apo babanë, apo vëllain, apo motrën për shumë dekada? Sa lehtë po e harron Kepi se në vitin 2001, ai vetë ishte një emigrant pa dokumente në këtë vend? Sa lehtë po i harron Kepi vlerat shqiptare të tolerances, mikpritjes dhe besës? Sa lehtë po i harron Kepi vuajtjet e Shqiptarëve në emigracion dhe albanofobinë që hasin?
Unë gjithmonë do të dënoj racizmin dhe diskriminimin, pavarësisht nëse aktori i këti krimi është shqiptar apo jo. Unë jam thjesht student dhe nuk kam fuqi ose pushtet, megjithatë të paktën dua të përdor zërin dhe detyrimin tim moral si shqiptar për të folur kur diçka nuk është në rregull. Sidomos kur kjo gjë vjen nga dikush në komunitetin tim dhe prek edhe familjet shqiptare. Nuk ka rëndësi se Kepi është shqiptar. Shqiptarët gjithmonë duhet të mbajnë përgjegjësi drejt njëri-tjetrit, kjo na bënë më të fortë.

Në të njëjtën kohë, unë jam dakord me deklarata se ne kemi nevojë për shqiptarë nga të gjitha këndvështrimet politike, për lobim, dhe ata duhet të ndajnë pikëpamjet e tyre — ashtu siç kanë bërë edhe më parë i nderuari Z. DioGuardi dhe të tjerë, megjithatë racizmi është i papranueshëm dhe nuk duhet të tolerohet. Postimet e Kepit reflektojnë një standard të dyfishtë kundrejt një kombësie tjetër, ajo meksikane.  Pikëpamjet e tij janë jashtëzakonisht diskriminuese drejt njerëzve nga një kombësi e caktuar — dhe nëse kjo nuk është përkufizimi i nje fjalori të racizmit, nuk e di se çfarë është.

Për të mos gënjyer, u zhgënjeva shumë kur pashë artikullin e postuar në Albanian Roots — një organizatë shqiptaro-amerikane që më ka frymëzuar në fëmirinë time me aktivitetet e tyre. Por të postosh kundër një studenti shqiptar nuk është e drejtë dhe Zoti Kepi, kjo vërtetë është e turpshme — jo fakti që unë i kushtoj vëmendje racizmit dhe diskriminimit. Unë jam gjithashtu Themelues dhe President i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Harvard dhe i organizatës Team Albanians, megjithatë nuk do ti përdorja kurrë organizatat e mia për të sulmuar shqiptarë të tjerë ose për të avancuar përpara karrieren time. Për më tepër, organizata Albanian Roots ka fshirë komente nga studentë të tjerë që nuk janë dakort me postimin që është krijuar kundër meje në Facebook. Kjo ju tregon se çfarë është në gjendje të bëjë Kepi kur ndeshet me njerëz që nuk janë dakord me të — ai përdor një organizatë jo fitimprurëse amerikane për të sulmuar shqiptarët e tjerë, në vënd që të përdori llogarinë e tij personale. Nëse ai po e bën këtë tani, imagjinoni se çfarë do të përdorte si i zgjedhur në Asamblenë e New York-ut. Imagjinoni fuqinë që ai do të mund të përdorte kundër shqiptarëve që nuk janë dakord me të. Sinqerisht, unë mendoj se postimi në Albanian Roots dhe e gjitha kjo situatë tregon lëkurë të hollë, paaftësi për të folur dhe për të pasur një debat konstruktiv dhe paaftësi për tu angazhuar me njerëz të ideve të ndryshme në këtë shoqëri demokratike. Siç i kam shkruar në media sociale Kepi, unë jam i gatshëm të diskutoja me Kepi për të gjitha këto, një bisedë si dy shqiptarë, por ai më ka bllokuar.

Kushdo që më njeh do t’ju tregojë se sa e rëndesishme është Shqipëria ime për mua edhe këtu në Amerikë — si vullnetar në Kishën Shqiptare në Worcester, MA, organizator i ngjarjeve shqiptare në Worcester, mbështetës i shqiptarëve dhe posaçërisht studentëve shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit, promovues i Shqipërisë dhe shqiptarëve përmes Team Albanians, organizator i eventeve në Harvard që flasin rreth çështjeve sociale, politike dhe ekonomike të shqiptarëve dhe fitues i bursave akademike nga organizata VATRA dhe Organizata Kombëtare Shqiptaro Amerikane (AANO).

Dua të shtoj, portali i artikullit po përdoret si material fushate nga Kepi dhe një mjet disinformimi. Kepi në intervista të shumta ka aluduar se Grekët janë kundër tij dhe se kundërshtari i tij është Grek. Kjo është e vërtetë se kundërshtari është grek megjithatë ai është kundërshtari i Kepi në Zgjedhjet Republikane, jo në zgjedhjet e përgjithshme. Në zgjedhjet e përgjithshme, fituesi republikan do të përballet kundër Demokratit Brandon Patterson.

Ekzistojnë gjithashtu pretendime se Kepi është angazhuar në aktivitete të paligjshme duke ndryshuar statusin e votimit të shqiptarëve nga demokrat në republikan — pa njohurinë e tyre. E pyeta Kepi për këtë në një postim në Twitter, megjithatë ai nuk u përgjigj. Në vend të kësaj, ai më bllokoi dhe nuk me lejoi ti shkruaja.
Unë e vlerësoj angazhimin e Albanian Roots ndaj tërmetit, dhe shumën e madhe të fondeve. E gjithë shuma u dhurua nga Shqiptarë, dhe jo vëtëm nga Kepi. Kështu që çdo shqiptar meriton që ky proçes të këtë transparencë dhe ku po shkojnë këto para?

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”
Më të vertete shpresoj se asnjë prej fondeve nuk do të shkojë drejt fushatës së Kepit sepse kjo do të ishte absolutisht e turpshme dhe e neveritshme. Gjithashtu, nuk jam dakort me përdorimin e tërmetit tragjik në Shqiperi si mjet avancues për karrieren dhe fushatën e Kepit. Shpresoj që shqiptarët të bien dakord me mua për këtë, pavarësisht nga pikëpamjet e mia.

Në fund të ditës, shpresoj se mund të pajtohemi që racizmi dhe sulme bazuar në gjini, rracë, përkatësi etnike, kombësi dhe orientim seksual nuk janë të pranueshme dhe si shqiptarë në duhet të jemi të parët që i dënojmë.

1. Kërcënimet nga ekipi dhe fansat e Kepit kundër meje dhe shqiptareve te tjere (perfshire mesazh vdekje qe duhet denuar nga vete Marko):

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”

2. Nje rast ku ndryshohet partia ilegalisht

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”
3. Komentet e fshira në faqen Albanian Roots:


4. Një postim në faqen Albanian Tales


5. Menaxheri i fushatës së Marko Kepi, Michael Grimm, kërcënon reporterin e NYTimes: ‘Do të ju thyej në gjys’



6. Llogarite fallco te krijuara nga Kepi

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”

7. Ligji Amerikan sa i perket sulmit nga Albanian Roots

Përgjigja e Deni Hoxha ndaj Marko Kepi dhe organizatës “Albanian Roots”
Previous Post Next Post