Studenti shqiptar në Harvard dhe themeluesi i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë, Deni Hoxha është përgjigjur duke thënë "Unë supozoj se kur vendet e tjera evropiane pretendojnë të njëjtën gjë për emigrantët shqiptarë, sipas kësaj llogike duhet të kenë të drejtë gjithashtu?"
Kjo ka shkaktuar debate të tjera në Twitter ku janë përfshirë lidera dhe biznesmen shqiptarë të tjerë republikanë në diasporë si Lisa Milicaj dhe Harry Bajraktari. Diskutimi ka degjeneruar kur Lisa Milicaj i përgjigjet Denit duke thënë: "Sa të është lënduar prapanica Deni që nuk keni arritur asgjë në jetën tuaj? Loja e juaj e frikësimit nuk funksionon këtu dhe as nuk do të ndryshojë votën time!"
Kjo ka bërë që shqiptarët e tjerë në Twitter të përfshihen, pasi argumenti vazhdon. Të tjerët e kanë konsideruar këtë përgjigje si bullizm nga ana e Lisës. Kjo tregon një ndarje midis partive politike midis shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Marko ka shpallur kandidaturën për deputet në parlamentin e New York, teksa garon nën siglën e republikanëve.