Tryeza bëri bashkë fotografë, gazetarë, guiderë dhe plot personazhe të tjerë që promovojnë turizmin e brendshëm në Shqipëri.
Nën moderimin e gazetares me shumë eksperiencë Anisa Ymeri, diskutimet u zhvilluan me fotografët Ardian Fezollari dhe Alket Islami, guiderët Albiona Muçoimaj dhe Gerald Xhixha, gazetarin dhe përfaqësuesin e South Outdoor Festival Eraldo Rexho, si dhe Gerti Boshnjakun themelues i New Media Communication, balerinën Isida Mollaymeri dhe përfaqësues të Univeristetit.
Fjalën e nisi i pari koordinatori i fushatës, Alban Tufa, i cili shpjego procesin e arritjes deri te kjo temë, ecurinë dhe aktivitet e fushatës, qëllimin e saj për të sensibilizuar të rinjtë të vizitojnë Shqipërinë.
https://www.facebook.com/watch/?v=202466104481507
Në fjalën e tij përshëndetëse, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Kolegjin Univeristar “Bedër”, pasi përgëzoi studentët, vuri theksin te liria. Sipas tij, njeriu për të gjetur paqe, duhet të shkojë fillimisht te liria, sepse liria është vendi ku ne jetojmë dhe që njohim.
Fotografi dhe eksploruesi Fatjon Plaku gjatë fjalës së tij inkurajoi këtë nismë, dukë thënë se është shumë mirë sepse të rinjtë nuk e njohin fare Shqipërinë.
"Është nderi madh të jem i rrethuar nga miqtë e mi, fotograf dhe guider të nderuar. Shpresoj që nisma Njih Tokën Tënde, të jetë një nismë që e inkurajoj. Është shumë e mirë. Sidomos për të rinjtë që pothuajse nuk e njohin Shqipërinë fare. Shpresoj që kjo të mos ngelet në kuadrin duke para videot dhe foto por duke dalë në natyre. Jemi me fat se kemi një natyre të fantastike "- u shpreh Fatjon Plaku.
Ndërsa fotografi Ardian Fezollari ngriti problemin që shfaqin guidat, i cili mori si shembull guidat që të adresojnë vetëm në disa vende, duke lënë jashtë shumë pika të tjera që duhet vizituar.
"Një pjesë e problemit qëndron tek guidat. Pasi ata i orientojnë turistët vetëm ne disa pika, për shembull disa guida të orientojnë vetëm tek tregu. Orientohen njerëz në disa pike. Prespa është më mirë se Karaburuni për shkak të investimeve" - theksoi Ardian Fezollari.
Për eksploruesin dhe fotografin Alket Islami duhet të zhvillohet edhe turizmi sportiv, ku nuk la pa përmendur disa vendet që duhen vizituar.
"Jemi në një tavolinë dhe ku duhet të ishte edhe shteti. Me pasion dhe çdo gjë arrihet. Turizmi sportiv duhet të zhvillohet, pasi ku ka më bukur se Dajti, ku ka më bukur se Pisha Flamur, të gjithë këto janë kartolina. Shqiptarët duhet të shkojnë ne Korçë çdo ditë për ta vizituar jo vetëm për Shën Valentin",-tha Alket Islami.
Giuderja Isida Mollaymeri vuri theksin tek ngacmimet që kanë rrjetet sociale për të nxitur qytetarët të vizitojnë vende.
"Realisht ngacmojnë rrjetet sociale. Fotot e Fationit i kemi parë që ato vende të bukur ekzistojnë. Kanë shkuar i kanë vizituar prej Fationit. Janë disa pamje që bëjnë shumë punë. Valbona për shembull vijon të jetë në qendër të vizitorëve. Veri, Jug, Lindje, Perëndim te gjitha është gjynah të mos vizitohen. Informacioni është thjeshtë duhet të kesh dëshirën për ta zbuluar",- deklaroi guiderja Muçoimaj.
Në fjalën e tij, drejtuesi i New Media Communication, Gerti Boshnjaku u ndal tek rëndësia e rrjeteve sociale për nisma të tilla
"Këto shifra janë shumë të rëndësishme. Mund të çojnë mesazhin e tyre në 300 mijë njerëz. Mos u duket shume arritja 500 mijë veta. Mund të vinte edhe ministria por kjo nuk është pjesë", përfundoi Boshnjaku.
Gazetari Eraldo Rexho ndau mendimin se jugu nuk duhet të shfrytëzohet vetëm në 70 ditët e verës, por edhe gjatë pranverës.
"Jugu është një nga pasuritë që ka Shqipëria dhe shumë pak e shfrytëzuar. Jo vetëm në 70 ditë të verës. Mund te këtë turizëm edhe gjatë pranverës", tha Rexho.
Ndërkohë, balerina dhe blogereja Isida Mollaymeri, inkurajoi dhe mbështeti studentët për nismën, si edhe theksoi nevojën për më shumë aktivitete të tjera të këtij lloji.
Më tej, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në KUB, Dr. Erlis Çela, përgëzoi punën e studentëve si edhe punimet e tryezës. Ai theksoi rëndësinë që ka edukimi që ne vegjëli i fëmijëve për të dashur dhe vizituar natyrën, si edhe delikatesën me të cilën kjo duhet bërë. Më tej, Dr. Çela, shprehu nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe konkretisht asaj në turizëm.
Në fund, mentorja e grupit, Dr. Edlira Mali, përgëzoi studentët për punën e bërë gjatë gjithë fushatës. Ajo tregoi gjithashtu për pengesat që studentët kanë hasur gjatë fushatës, rolin që ka mentori në një fushatë të tillë, si edhe rëndësinë që kanë këto fushata në tërësi.
Gjithashtu, pjesë e tryezës ishin edhe 15 konkurrentët e konkursit të fotografisë me titull “A e njeh tokën tënde?”. Në fund të diskutimeve të tryezës u shpallën edhe fituesit, përkatësisht vendi i parë me foton e Alban Kapllani, vendi i dytë nga Era Tafa, vendi i tretë Enea Laçi si edhe çmimi i publikut, të cilin e mori Endrit Kaloti.
https://www.facebook.com/103229194486514/videos/202466104481507/