Shkencëtarët rus zbuluan trupin e qenushi pranë Yakutsk, në Siberinë lindore. Ruajtur nga permafrost (shtresë akulli që qëndron nën 0 gradë gjatë gjithë vitit), hunda, leshi dhe dhëmbë e këtij ekzemplari janë pabesueshmërisht të paprekura.
Duke përdorur datimin e karbonit në kockën e brinjëve të krijesës, ekspertët e Qendrës Suedeze për Paleeogjenetikë ishin në gjendje të konfirmonin se ekzemplari ishte ngrirë për rreth 18,000 vjet, por testet e gjera të ADN-së deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë nëse kafsha ishte qen apo ujk .
"Normalisht është relativisht e lehtë të tregosh ndryshimin midis të dyve," tha për CNN David Stanton, studiues në Qendrën për Paleeogjenetikë.
"Tashmë kemi shumë të dhëna nga, dhe me atë sasi të të dhënave, kemi mundësi të tregojmë nëse është qen apo ujk..." shpjegoi ai.
Stanton i tha CNN se periudha kur ka jetuar ky këlysh është "një kohë shumë interesante përsa i përket ujkut dhe evolucionit të qenve".
"Ne nuk e dimë saktësisht kur qenët u zbutën dhe të themi u bënë shtëpiak, por mund të ketë qenë prej asaj kohe. Jemi shumë të interesuar nëse është qen apo ujk, ose ndoshta është diçka në mes të të dyve," tha ai.
Testet e mëtejshme mund të japin më shumë njohuri mbi saktësisht se kur qenët u bënë shtëpiak," tha Stanton.
Qentë modernë mendohet se janë bërë shtëpiak përmes ujqërve, por është e paqartë se kur mund të jenë bërë - në vitin 2017, një studim i botuar në revistën Nature Communications zbuloi se qentë modernë ishin të zbutur nga një popullsi e vetme ujqërish 20,000 deri 40,000 vjet më parë.
Në të kundërt, një studim i Universitetit të Oksfordit, 2016, i botuar në revistën Science, sugjeroi që qentë ishin zbutur në mënyrë të pavarur dy herë nga ujqërit gri gjatë epokës paleolitike, një herë në Azi dhe një herë në Evropë.
Tags
E çuditshme