1. Vetë-rregullimi emocional
Fëmijët e vegjël shpesh tërbohen, qajnë, apo edhe godasin motrat ose vëllezërit e tyre. Të rriturit, nga ana tjetër, kryesisht jetojnë më qetë. Lajmi i mirë këtu është se të rriturit që hasin në situata të shumta emocionesh, veçanërisht me irritimin, mund të mësojnë se si të kapërcejnë prirjet e tyre për t'u irrituar.
Nëse e shihni që ngrini zërin dhe "tërboheni" më shumë se një herë në disa muaj (ose 'çmendeni' aq shumë sa thoni dhe bëni gjëra të dëmshme), duhet të punoni shumë me veten.
2. Komunikimi
Kur flasim me takt, veçanërisht kur çështja lidhet me diçka që na shqetëson, dhe të dëgjuarit në një mënyrë që siguron bashkëpunimin, janë thelbësore për çdo martesë. Biseda në mënyrë ankese, kritike ose në të njëjtën mënyrë të dëmshme do t'ju sjellin probleme serioze në martesë.
Duke hedhur poshtë atë që thotë partneri, duke mohuar atë që dëgjoni me "por" ose duke e injoruar, këto do të shkaktojnë telashe ekstreme martesore.
3. Zgjidhja e konflikteve
Të gjitha çiftet kanë dallime. Ato të suksesshmet dinë të fillojnë me një "mënyrën e tij" dhe "të saj" dhe të përfundojnë me një "rrugën tonë", për të cilën ndjehen mirë.
Kjo është e vërtetë, qoftë çështje e thjeshtë, si filmi për të parë të shtunën në mbrëmje, apo çështje të mëdha se si të jetosh, si të menaxhosh paratë dhe si ta mbash pasionante jetën intime.
"Suksesi i martesës nuk vjen duke kërkaur për personit të duhur, por në aftësinë e të dy partnerëve për t'u përshtatur me personin e vërtetë që ata pa dyshim e kuptojnë se përse janë martuar." - John Fischer
4. Pozitiviteti
Sa herë që ndani një buzëqeshje, qeshni me shakatë e partnerit tuaj, pajtoheni me një koment që partneri juaj tha, shprehni mirënjohje, falënderoni partnerin tuaj për diçka ose shprehni dashuri, ju po ofroni "shkëndija" pozitiviteti. Sa më shumë shkëndija të shkaktoni, aq më të lumtur do të jeni.
Cili është morali këtu? Jini të përgatitur. Mos harroni se një martesë nuk është për një ditë. Por një martesë, shpresojmë të jetë përgjithmonë.
Tags
martesa