Tualet - ilustrim |
Nga analiza e jashtëqitjeve të këtyre shtresave, studiuesit kanë zbuluar mënyrën e të ushqyerit, pra ushqimet që ata konsumojnë, siç raporton BBC.
Ata gjetën se shtresat sociale më të pasura, konsumojnë më shumë fibra, agrume, portokalle, limona dhe mandarina. Ndërsa në shtresat e ulëta, konsumimi i ilaçeve pa recetë (kryesisht tramadoli dhe atenololi) dhe i drogërave të lehta ishte në nivele të larta.
Studiuesit dolën në përfundimin se: sa më i pasur komuniteti, aq më e shëndetshme edhe dieta. Dhe i gjithë ky informacion u ekstraktua nga jashtëqitjet e komuniteteve.
Studimi konfirmojë edhe njëherë se fenomeni i njohur si "gradienti social", që reflekton faktorët e lidhur me shëndetin e mirë, ndryshon në varësi të statusit ekonomik të dikujt: sa më i pasur është dikush, aq më pak i prirur është të tymosë dhe të kalojë në mbipeshë, si rezultat edhe mesatarja moshore e këtyre shtresave është konsideueshëm më e ulët se e atyre të pasura.
Tags
shendet