Njohuritë kryesore të veçorive të Tërmeteve

Njohuritë kryesore të veçorive të Tërmeteve
Skemë e zhvillimit të një tërmeti në dinamikë dhe elementeve të tij
 Pasur parasyshë që Shqipëria është zonë me tektonikë dinamike, duke qenë disa qindra kilometra pranë bashkimit të pllakave tektonike të euroazisë dhe afrikës, të cilat lundrojnë mbi sipërfaqen e tokës, lind nevoja që secili të pajiset me njohuritë bazike të tërmeteve. Materiali në vijim është ekstraktuar nga libri Gjeografia Fizike e Përgjithshme që lektohet në Universitetin e Tiranë në vitin e parë, shkruar nga Vasil Trojani, dhe i përpunuar nga Oculus News.

Toka asnjëherë nuk është në qetësi dhe e palëvizshme. Ndër forcat endogjene që sjellin ndryshime të menjëhershme dhe me efekt katastrofik në sipërfacien e Tokës jane edhe tërmetet. Numri i tërmeteve ne gjithë rruzullin tokësor arrin në 100000 në vit, por, ndërsa një pjesë e vogël ndihen shumë për efektin e tyre shkatërrues, pjesa tjetër ndihet pak ose nuk ndihet fare, pasi kanë intensitet të pakët dhe mund të ndodhë në fundet e oqeaneve ose larg kontinenteve të populluara. Tërmetet ose lëkundjet sizmike janë lëvizje të shpejta dhe të papritura të sipërfaqes së Tokës. Gjatë lëkundjes, sipërfaqja vibron në drejtim horizontal ose vertikal ne madhësinë e milimetrave. Zakonisht, lëkundjet kryesore nuk zgjatin më shumë se disa sekonda dhe shpesh mund të paraprihen nga paragoditje të lehta ose mbas goditjeve kryesore mund të vazhdojnë në formën e pasgoditjeve të lehta me muaj (si p.sh., tërmeti i 15 prillit 1979 në Shkodër) madje dhe me vite (në tërmetin e Alma Ates zgjatën mbi 30 vjet). Vendi ku lind tërmeti, në brendësi të Tokës, quhet hipoqendër ose vatër e tërmetit. Projeksioni vertikal i vatrës së tërmetit në sipërfacien e Tokës quhet epiqendër. Sipas thellësisë së vatrës, tërmetet ndahen në tërmete normale me thellësi deri në 70 km (këto zënë deri 72% të numrit të përgjithshbm të tërmeteve). Brenda tyre dallohen tërmetet e cekëta me thellësi 20 km (këtu hyjnë pjesa më e madhe e tërmeteve të vendit tonë dhe pjesa më e madhe e tërmeteve që ndodhin në kontinente, sidomos në anët e pllakave, në zonat e thyerjeve, në zonat e rifteve). Ekzistojnë edhe tërmete me vatra të ndërmjetme që kanë thellësi 70-300 km të lidhura me proçesin e zhytjes së pllakave, si p.sh. tërmetet në zonën mesdhetare të Jugut të Ballkanit. Tërmetet me thellësi të vatrefls 300-600 km të quaitura cdhe si tërmete plutonike janë pak të përhapura, kryesisht në Oqeanin Paqësor e rrallë në Atlantik dhe mendohet se lidhen me zhytjen e rrymave të mysëtisë së mantelit të tokës. Vatra e tërmetit (epiqendra) ka përmasa të kufizuara dhe pozicioni i saj mund të percaktohet me anë të kordinatave gjeografike. Me mjaft rëndensi është përcaktimi i thellësisë së vatrës së tërmetit e fokusit, nga ku fillon lëvizja. Përcaktimi i saj ka rëndësi, mbasi është i njohur mirë korrelacioni midis madhësisë, intensitetit dhe sipërfaqes së përhapjes së tërmeteve dhe thellësisë së vatrës: sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më e madhe është sipërfagja e përhapjes dhe aq më i vogël është intensiteti i tyre dhe e kundërta. Vatra e tërmetit përrnban në vetvete disa elemente, si magnituda, energjia, deformimi, vëllimi etj. Magnituda është një nga parametrat e përcaktimit të sasisë së energlisë të çliruar në vatrën sizmike në kohën e tërmetit. Tërmetet më të fugishme kanë arritur magnitudën 8.6 të shkallës Rihter. Diferenca nga njëra shkallë e magnitudës tek tjetra për shkallën Rihter shoqërohet me një ndryshim të enerisë nga 10-30 herë. Ekziston një varësi e tillë midis magnitudës dhe energjisë: LogE =a13 ku a dhe [3 janë koeficientë empinkë me vlera:- varion nga 6.1 deri 13.5, kurse f3 varion nga 1.2 deri në 2.0 (Bath 1966). Gjatë tërmetit të forte çlirohet një energji e barabartë me atë të shpërthimit të 12500 bombave atomike si ato të Hiroshimës. Sasia vjetore e energjisë së çliruar në hapësirën e rruzullitz tokësor llogaritet në përafërsisht sa energjia e 14000 bombave si të Hiroshimës. Energjia e vatrës së tërmeteve transmetohet përmes valëve sizmike, të cilat, në mënyrë të thjeshten, mund të përcaktohen si një energji elastike e cila rrezatohet jashten vatrës në të gjitha drejtimet. Ekzistojnë valë sizmike gjatësore, tërthore dhe sipërfaqësore të cilat dallohen për shpejtësi të ndryshme ndërmjet tyre. Shpejtësia dhe deformimi i valëve (ose rrezes) sizmike ndryshon edhe gjatë kalimit nëpër shtresa me densitet dhe përbërje të ndryshme, madje, në trupat e lëngët, valët tërthore nuk kalojne. fare. Valët sizmike përhapen ne të gjithë globin tokesor me përjashtim të një zone të qualtur hije sizmike, e cila gjendet në një distance. nga 13000 deri në 16000km larg epiqendrës së tërmetit. Efektet sizmike reflektohen mbi sipërfaqen e tokës...
Previous Post Next Post