Pas ceremonisë së vlerësimit "Oldrado da Ponte" në Lodi, Dritan Mardodaj i treti nga e majta |
Por vlerësimi i fundit është tepër i veçantë për të dhe për artin shqiptar në përgjithësi, pasi në të njëjtin qytet, 50 vjet më parë, i njëjti vlerësim i është caktuar piktorit të shquar shqiptar Ibrahim Kodra.
Ndër kujtimet dhe dokumentacionit të asaj që ishte iniciativa, çmimi i dedikuar tradicionalisht artistëve të rinj i është dorëzuar ditën e diel 15 shtator, artistit bashëkohor me origjinë shqiptare Dritan Mardodaj. Në mënyrë të pashmangshme ky çmim i referohet edhe vlerësimit të vitit 1970 të një prej bashkatdhetarëve të tij të shquar: Ibrahim Kodra.
Eksponent i postkubizmit në klimën pjellore milaneze gjatë perjudhës së dytë të pasluftës. Një fotografi e kohës e rafiguron atë në momentin e dorëzimit të çmimit nga kryetari i bashkisë i asokohe, Valerio Manfrini; nga këtu mund të imagjinojmë lëvizjen dhe fillin vazhdues që bashkon këto dy figura; mbas kalimit të një perjudhe evolucionesh dhe trazirash të jashtëzakonshme që kanë përfshirë botën e artit. Dritan Mardodaj ka mbledhur trashëgiminë, duke e impersonuar atë në artin e mijëvjecarit të ri, për të cilin konceptet, idetë dhe mesazhet mbizotërojnë ndaj rezultatit estetik të veprës. Në artin e tij theksohet vlera e dimensionit mendor të operacionit artistik.
Ibrahim Kodra, në krahun e majtë të kryetarit të Bashkisë së Lodit 50 vjet më parë që po mban fjalim, Valerio Manfrini
|
Hulumtimi i tij përqendrohet në raportin midis titullit dhe veprës, simbolit dhe kuptimit, realitetit dhe aparencës. Objektet dhe imazhet ekstrapolohen nga përrethësia, duke u shndërruar kështu në mjete për një reflektim shpesh të ngjyrosur me ironi, që përfshin edhe probleme dhe kontradikta të shoqërisë bashkëkohore. Origjinaliteti i tij është vlerësuar në ekspozita të ndryshme vetjake dhe kolektive, si në ekspozitën personale të vitit 2017 në Bibliotekën Laudense, ku vepra e tij "La mala educación" u zgjodh nga Komuna e Lodit si emblemë e fushatës kundër ndotjes urbane nga bishtat e cigareve.
Ndërsa këtë vit një vepër tjetër e tij është zgjedhur nga qyteti i Piaçencës për promovimin e nismës turistike "Hija e Leonardos" e cila përkonte me rastin e pesëqind vjetorit të vdekjes së gjeniut da Vinçi.