shkrimtarët janë harraqë,
por ata mbajnë mend gjithçka.
Harrojnë përkujtimet dhe përvjetorët,
por nuk harrojnë çfarë kishe veshur,
çfarë kishe nuhatur, në takimin e parë…
Ata mbajnë mend çdo histori që u ke thënë, por harrojnë ato që sapo u ke thënë.
Ata nuk kujtohen të ujisin lulet,
ose të nxjerrin plehrat jashtë,
por nuk harrojnë se si të të bëjnë të qeshësh.
Shkrimtarët janë harraqë,
sepse janë të zënë,
duke kujtuar gjërat e rëndësishme.
Nga Amanda Rose (Përkthen nga anglishtja: Oculus News)
Tags
poezi