Zakonisht ekzistojnë protokolle të caktuara në spitale, për shembull, në raste urgjencash, fatkeqësishë të ndryshme apo kulmi, në lidhje me pacientët që do të trajtohen të parët. Në përgjithësi i jepet prioritet moshës dhe llojit të problemit shëndetësorë.
Gjithsesi Oculus News bëri disa intervista të shkurtra me disa pacientë në pavionin e kardiologjisë në QSUT në Tiranë për ta parë problemin nga këndvështrimi i pacientit, ku rastet e urgjencave me të sëmurët me zemër janë shtuar shumë vitet e fundit, dhe rastis shpesh që në urgjencë të paraqiten disa pacientë njëkohësisht, duke bërë kështu që mjekët të "zgjedhin" se cilin pacient do të trajtojnë të parin.
Dhoma e hemodinamikës në QSUT, Tiranë |
"Mua, pa më bërë asnjë lloj analize, një mjek i urgjencës më tha se këtu në shtet do presësh shumë në rrallë, dhe se stentat janë të lira dhe nuk bëjnë, ndërsa tek një spital privat që ai sugjerojë, janë të mira dhe kushton 2 mijë euro një. Dhe në fund, pasi më bënë koronografinë, nuk kisha nevojë as për stentë dhe madje as për ilaçe, ishte një lloj spazme, siç thanë mjekët. E çfarë mund të them unë tashti për këta mjekë?!." thotë Padhimi, i cili sapo u largua nga spitali.
"Nuk kam besim tek këta këtu, janë zero, nuk ka çfarë më duhen mua njohuritë e këtyre kur nuk i vënë në zbatim, siç janë betuar tek betimi HIpokratit. Kur ua tund paratë mund të bëjnë diçka, por sërish mendoj se janë zero. Këta bëjnë operacion bajpas djemtë e rinj dhe u vënë stenta të moshuarve 80 vjeçarë, dhe kjo vetëm për para, nuk kanë pikën e dinjitetit. Djalit tim 40 vjeç i thanë do të bëjmë operacion bajpas, kështu është më mirë se sa të të vëmë 3 stenta. Fati që kamë njerëz në Janinë. Doktorët grek u habitën me çfarë dëgjuan. I vunë djalit tre stenta, dhe tani ka dy vjet që është si kokrra e mollës." thotë Ardemi.
Tags
shendet