Ka fishekzjarre në ajër dhe eksitimi absolut ju bën të ndiheni sikur jeni në qiellin e 7-të.
Por a jeni vërtet?
Ashtu siç thashë, ndonjëherë ndjejmë shumë dhe për shkak të intensitetit të njenjave tona, shpesh ngatërrojmë kiminë e mirë seksuale me dashurinë e vërtetë. Për fat të mirë, ka njerëz që nuk kanë frikë të përqafojnë emocionet e tyre. Këta njerëz e kanë më të lehtë të njohin të vërtetën.
1. Lidhja juaj bazohet në tërheqjen fizike. Mundohuni të mendoni për gjënë e parë që ju tërhoqi vëmendjen kur takuat për herë të partë partnerin? A ishte dashamirësia e tyre, sensi i tyre i pabesueshëm i humorit apo diçka tjetër? Përgjigjja ndoshta do t'ju ndihmojë të zbuloni të vërtetën.
2. Ju jeni vetëm dashnorë dhe vetëm kaq. Seksi është i shkëlqyeshëm, por nuk keni asgjë tjetër të përbashkët. Ju vërtetë nuk ndani të njëjtat interesa. Plus, nuk dini shumë për të kaluarën e tyre dhe jetën e tyre në përgjithësi. Nëse është kështu, është e qartë se nuk ka asgjë më shumë se një tërheqje e fuqishme fizike dhe seksuale mes jush.
3. Keni kaluar shumicën e kohës në shtrat. Ju nuk shkoni me të vërtetë në takime ose të bëni ndonjë gjë tjetër sesa të bëni dashuri. Në të vërtetë, nuk keni qenë kurrë në publik së bashku. Më së shumti qëndroni në shtëpi. Dhe kur kryeni marrëdhënjen, ndjeheni sikur nuk ka një gjë tjetër që duhet të bëni me ta. Është e qartë se pse jeni së bashku.
4. Seksi është mahnitës, por disi nuk ju bën të kënaqur. Ju bëni dashuri dhe gjithçka në atë çast është mrekullueshëm. Shqisat tuaja janë intensifikuar, energjia juaj është duke u çmendur dhe dëshira juaj është ëmbëltuar. Ndiheni sikur jeni jashtë kësaj bote. Por në momentin kur e përfundoni atë dhe gjithçka kthehet në normalitet, ju ndiheni sikur diçka ju mungon. Të jesh me atë person nuk ju plotëson.
5. Ju nuk ndiheni mirë duke i prezantuar me familjen tuaj. Ju nuk shihni një të ardhme me ta. Plus, keni frikë se familja juaj do ta shohë të vërtetën sapo t'i shohin ato. Që ju të dy nuk jeni me të vërtetë një çift. Pra, duke e mbajtur sekret, duket si opsioni më i mirë për tani.
Tags
Marrëdhënje