Shenjat e Horoskopit që Urrejnë të dërgojnë Mesazhe

Shenjat e Horoskopit që Urrejnë të dërgojnë Mesazhe
 Të dërgosh mesazhe apo jo - kjo është pyetja 1 milion dollarëshe. Në fakt e  vërteta është që tonet emocionale mund të keqinterpretohen me anë të tekstit, kështu që shkëmbimet mund të bëhen mjaft të paqarta. Pikërisht për këto arsye këto katër shenja të zodiakut e urrejnë tekstin: Demi, Peshorja, Shigjetari dhe Bricjapi; kështu që mos u shqetësoni për t'i shkruajtur nëse nuk keni diçka vërtetë të rëndësishme për t'u thënë. Mesazhed nuk janë për të gjithë, dhe kjo shkon përtej shmangies së kontaktit ballë për ballë. "Mund të shkruaj mesazhe për orë të tëra, sidomos me miqtë e mi më të mirë, por gjithashtu kam momente ku nuk dua absolutisht të bëj asgjë me telefonin tim celular."

Shenjat e Horoskopit që Urrejnë të dërgojnë Mesazhe

Ja më shumë detaje se përse Demi, Peshorja, Shigjetari dhe Bricjapi e urrejnë tekstin:

Demi

Çfarë mund të themi, Demi? Ju preferoni biseda në person në krahasim me tekstin. Duhet të shihni personin tjetër fizikisht për të vendosur nëse duhet ta besoni apo jo, dhe ju pëlqen që t'i "bini muhabetit në kokë". Do t'i shkruani dikujt nëse keni nevojë, por jo kur është diçka e rëndësishme.

Peshorja

Nuk po themi që nuk mund të vazhdoni një bisedë nëpërmjet tekstit. Përkundrazi, jeni një komunikues i shkëlqyer por teksti nuk është për ju. Jeni një lidhës, një referues dhe një diplomat elastik. Një mesazh teksti thjesht nuk do të mjaftojë. Nëse nuk keni zgjidhje përveçse në tekst, do të siguroheni të jetë i shkurtër dhe i ëmbël.

Shigjetari

Ku ndodhet Shigjetari? Nëse nuk jeni diku duke kërcyer ose mbërthyer në një fluturim me Wi-Fi të keq, ndoshta jeni diku jashtë, pa pasur kohë për mesazhet me tekst ... përveç nëse është ndonjë 'meme'. Tani që keni kohë për të. Edhe pse disa shigjetarë mund ta duan tekstin dhe të tjerët mund ta urrejnë atë, nëse ata janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të kontaktuar me dikë, ose do tentojnë komunikimin me video ose do dërgojnë një "mesazh me zë".

Bricjapi

Ju jeni realist, Bricjap. Mesazhet janë gjëja e fundit që mund t'ju shkojë në mëndje, nëse nuk keni një arsye të vlefshme për të klikuar "dërgo". Ju gjithmonë keni një objektiv, dhe shpirti juaj i cilësisë së mirë do të preferonte më tepër të komunikonte personalisht, pavarësisht luksit të shikimit të fjalës "lexuar" nëpërmjet mesazhit. Ju pëlqen t'i futeni punës dhe bisedat me ju duhet të fitohen. Është kaq e thjeshtë.
Previous Post Next Post