Njerëzit LGBT më të prirur që të preken nga Çmenduria sipas studimit të fundit

Njerëzit LGBT më të prirur që të preken nga Çmenduria sipas studimit të fundit
 
 Një studim i ri sugjeron se anëtarët e komunitetit LGBT kanë më shumë gjasa të vuajnë nga çmenduria dhe humbja e kujtesës.

Studimi, nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko (UCSF), zbuloi se njerëzit LGBT kishin 29 përqind më shumë gjasa të raportonin humbjen e kujtesës, konfuzionin dhe simptomat e tjera sesa homologët e tyre të drejtë.

Më shumë se 44.000 të rritur në moshave midis 45 dhe 80 vjeç u intervistuan në nëntë shtete të ndryshme. Vetëm 3 për qind e të anketuarve të identifikuar si LGBT në këto shtete, por hulumtuesit zbuluan se një në shtatë prej tyre raportuan probleme njohëse (konjitive). Nga ana tjetër, vetëm një në dhjetë njerëz të drejtë raportuan humbje të kujtesës.

Studimi tregoi gjithashtu se njerëzit LGBT kishin pothuajse 60 për qind më shumë gjasa të jetojnë vetëm dhe 59 për qind kanë më shumë gjasa të mos kenë një kujdestar. Njerëzit LGBT gjithashtu raportuan më shumë probleme me aktivitetet e përditshme si gatimi dhe pastrimi.

"Ndërsa ne ende nuk dimë me siguri se pse individët e minoriteteve seksuale ose gjinore kanë hjumbje më të madhe të kujtesës, ne besojmë se kjo mund të jetë për shkak të shkallës më të lartë të depresionit, pamundësisë për të punuar, stresit të lartë dhe mungesës së qasjes së rregullt në kujdesin shëndetësor" thotë autori kryesor i studimit, Jason Flatt, një profesor asistent në Institutin për Shëndetin dhe Plakjes në UCSF.

Tim R. Johnston, drejtor i projekteve kombëtare në SAGE të SHBA-ve, grupim kryesor për të moshuarit LGBT, tha se gjetjet e Flatt konfirmojnë atë që avokatët kanë thënë për vite me rradhë.

"Personat LGBT të moshuar përballen me sfida unike kur jetojnë me sëmundjen Alzheimer dhe dementet e tjera, dhe se nevojiten më shumë kërkime dhe koordinime për të ndihmuar në pakësimin e këtyre pabarazive. Fatmirësisht kjo nxit njerëzit LGBT dhe të dashurit e tyre të bëjnë më shumë kërkime që çdokush me dementia të jetojë një jetë të sigurt, dinjitoze dhe të gjallë ".

Sipas një sondazhi të vitit 2010 të Lambda Legal, më shumë se gjysma e të gjithë amerikanëve LGBT kanë raportuar se po diskriminohen kur kërkojnë kujdes shëndetësor, duke bërë që personat LGBT të kenë më pak gjasa të kërkojnë një mjek, e lëre më parë të marrin ndihmë për simptomat e hershme të humbjes së kujtesës.

Hulumtimi i Flatt u prezantua të dielën në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzajmer në Los Anxhelos.

"Shumë pak dihet për sëmundjen e Alzheimerit dhe për demencën në komunitetin LGBT," tha shefi i shkencave të shoqatës, Maria C. Carrillo. "Në fakt, të dhënat e para mbi prevalencën e demencës midis pakicave seksuale dhe gjinore u raportuan vetëm vitin e kaluar".
Previous Post Next Post