Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikohet të bijnë reshje lokale në të gjitha qarqet, por që intensiteti i tyre do jetë i ulët.
“Parashikohet që reshjet të bien kryesisht në zonat malore. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, shoqëruar me rrufe dhe breshër”, thuhet një njoftimin e IGJEUM.
Nesër (e diel dt.07 Korrik, 2019) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit parashikohet të shkojnë:
- në bregdet: 20 / 32 °C
- në vendet e ulëta: 19 / 38 °C
- në vendet malore: 15 / 30 °C
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare thuajse në gjithë hapësirën shqipfolëse.
Tags
moti