Dr. Anila Shahini |
Nuk është më pak i rrekshëm sera hipertensioni, kur bëhet fjalë për pasojat qe mund te sjellë tensioni i ulët. Nuk parapet rrezik serioz tek personat me shëndet të plotë, por tek pacientët me probleme të zemrës, vlerat e uleta te presionit arterial shoqerohen me nje sërë komplikimesh. Sipas mjekes Anila Shahini, nje problem akut është gjëndja e të fikëtit nga presioni i ulet i gjakut. Pasojë tjetër është ishemia kardiake dhe ajo cerebrale, të cilat përbëjnë probleme serioze. "ishemia ndodh atehere kur enet e gjakut nuk arrijne te furnizohen me gjak dhe kjo bën të mos dërgohet mjaftueshëm gjak në zemër dhe tru", thekson doktoresha. Pacientët me probleme të zemrës shfaqin probleme zakonisht gjatë perjudhës së verës, duke qenë se përdorin ilaçe për të mbajtur të stabilizuar poresionin e lartë të gjakut. Gjate sezonit veror rritet po ashtu edhe perqendrimi i medikamenteve në gjak. Kjo ndodh kryesisht si rezulzat i konsumimit në nivele të ulëta të lëngjeve, dhe si pasojë, të gjithë këto faktorë çojnë në hipotension. Në këtë intervistë dhënë eksluzivisht për Oculus News, doktoresha ndalet edhe tek shenjat që shfaq tensioni i ulët, përfshirë hapat që duhen ndërmarrë për ta mbajtur nën kontroll.
Oculus News: Flitet tej mase për hipertension dhe shumë pak për tension të ulët. Çfarë është dhe nga se shkaktohet?
Dr. Anila Shahini: Tensioni i ulët është rënja e vlerave të tensionit arterjal nën 90 me 60 mm Hg (njësia matëse është mmHg, milimetra shtyllë zhive). Këtu duhet të bëjmë kujdes pasi ka edhe njerëz që e kanë fiziologjike tensionin e ulët, dhe nuk paraqet asnjë problem, por mund të jetë edhe patologjikë, përfshirë pacientët me probleme me zemrën që përdorin ilaçe për të mbajtur stabël tensionin. Rritja e sasisë së marrjes së ilaçeve çon në hipotension, ndaj këshillohet që pacientët të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe produkte që nuk nxisin dehidrimin si alkoli apo çarja të ndryshëm të nxehtë.
Me cilat shenja klinike shfaqet hipotensioni?
Shenjat më të zakonshme janë: shikimi i turbullt, të fikëtit, përzierjet, djersë të shumta dhe një gjendje pafuqie apo këputje. Shpesh mund të shkaktojë edhe shtrëngim në gjoks, si pasojë e rënjes së menjëhershme të presionit të gjakut. Rënja e menjëhershme e presionit mund të japë gjendje të humbjes sëtëdijes. Truri nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, duke rritur probabilitetin për ishemi cerebrale apo kardiake. Tek pacientët që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, nëse tensioni është i ulët, mund të ndodhë ataku kardiak.
Kur duhet të shqetësohemi vërtetë?
Shenjat e cituara më sipër janë indikatorët e parë që na çojnë drejt tensionit të ulët. Të gjitha simptomat e sipërpërmendura janë alarmante dhe duhet shkuar menjëherë tek mjeku i familjes për konsultë. Nëse matim tensionin dhe rezulton që e kemi të ulët, duhet që në ditët në vijim të konsumojmë më shumë lëngje dhe t'i shtojmë më shumë kripëra ushqimeve të përditshme; kryesisht kaliumi dhe magnezi janë ndër kripërat më të rëndësishme për zemrën dhe për qarkullimin e gjakut, të cilat gjendet në sasi të mëdha tek bananja, avokado, kërpudha e bardhë, salmoni, spinaqi, fasulet, etj. Konsumi i rregullt i vakteve bashkë me konsumin e frutave, zakonisht nxit vlera të normalizuara të presionit arterial.
Në çastin që shfaqen këto shenja që ju përmendët, çfarë duhet të bëjmë?
Të qëndruarit të qetë është këshilla e parë, sepse alarmimi nxit efekte negative, duke shtuar nivelin e ankthit dhe nxitur takikardi. Kjo e fundit bën që tensioni të jetë akoma më i ulët, ndaj rekomandohet qëndrimi shtrirë me këmbën pak më poshtë se këmbët, kjo ndihmon në stabilitimin e gjendjes. Të mos harrojmë konsumin e lëngjeve dhe të kripërave.
A ka lidhje moshore shfaqja e këtyre shenjave?
Kryesisht tek moshat e reja zakonisht shfaqet presioni fiziologjik i gjakut, kjo kryesisht kur nuk ushtrohen shumë fizikisht. Ndërsa tek adultët, hipotensioni lidhet kryesisht me marrjen e tepërt të medikamenteve.
Është problem për të moshuarit hipotensioni?
Ekspozimi gjatë në diell dhe moskonsumimi i rregullt i vakteve gjatë ditës, mund të nxisë hipotensionin tek individët e shëndetshëm. Ndërsa pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, si diabeti apo problemet kardiovaskulare, janë më të predispozuar të preken nga hipotensioni.
Cilat janë sëmundjet e tjera që nxisin hipotensionin?
Veç sëmundjeve të zemrës, janë sëmundjet e sistemit nervorë. Individët që prëdorin antidepresivë, antipsikotikë. Bëhet fjalë për një sërë ilaçesh që nxisin uljen e tensionit të gjakut.
Po të kemi parasyshë pasojat dhe komplikimet, cili është më i rrezikshëm, hipertensioni apo hipotensioni?
Tension i lartë është më i rrezikshëm, pasi pa një konsulencë është thuajse e pamundur të stabilizohet. Ndërsa tensioni i ulët mund të përmirësohet edhe në kushtet e shtëpisë. Në përgjithësi, tek njerëzit e shëndetshëm, rritja e tensionit arterial është më e rrezikshme se sa ulja. Ndërsa tek individët e sëmurë, duhet të marrim në konsideratë llojin e sëmundjes për të vlerësuar se sa në rrezik është ky pacient.
Doktoreshë faleminderit, dhe ju urojmë suksese në misionin tuaj fisnik!
Faleminderit edhe ju që më dhatë mundësinë në hapësirën tuaj që të ndriçoj sado pak shqiptarët në lidhje më këtë problem kaq të rëndësishëm të shekullit që jetojmë!