Specialistët e emergjencave të kafshëve u alarmuan pasi morën vesh se një ari i zi kishte hyrë në shtëpi dhe në njëfarë mënyre e kishte mbyllur derën nga brenda.
Sipas njoftimeve, kafsha kurioze, e cila kishte arritur të hynte në një dhomë të pa kyçur, kishte hipur në një dollap dhe kishte fjetur.
"Kur specialistët dolën, zbuluan se ky ari i zi kishte hapur derën dhe në njëfarë mënyre arriti të mbyllte derën nga brenda", shkroi Zyra e Sherifit.
"Kur specialistët trokitën në dritare, ariu nuk u impresionua aspak. U çua me ngadalë dhe pa dyshim, shikoi drejt derës."
Ariu i përgjumur përfundimisht u qetësua dhe u hoq nga shtëpia.
"Kjo është një tjetër arsye e mirë për të kyçur derën e shtëpisë, pasi kemi edhe raporte të pakonfirmuara se ai ka provuar dy shtëpi të tjera përpara se të vendosë se kjo ishte e duhura (shaka)!" shkroi Zyra e Sherifit.