Kimikate të zakonshme në pasta dhëmbësh shkaktojnë osteoporozë?

pastë dhe furçë dhëmbësh
 
 Studimi shqyrtoi të dhënat nga 1,848 femra në vitet 2005 dhe 2010 dhe zbuloi se gratë që kishin nivele më të larta të "triclosan" në urinën e tyre kishin më shumë gjasa të zhvillonin osteoporozën më vonë në jetë. Osteoporoza është një sëmundje kockore metabolike në të cilën personi i prekur humbet dendësinë minerale të kockave. Me kockat e dobësuara, personi rrezikon thyerje, dhimbje shpine dhe humbje të gjatësisë apo shkurtim të shtatit.

Ky është studimi i parë i këtij llohi që synon gjetjen e kësaj lidhjeje, thanë hulumtuesit.

Studiuesit mendojnë se ka një lidhje negative mes shëndetit të kockave dhe triclosan-it, kjo pjesërisht sepse ndërhyn me funksionin e tiroides. Studimet e mëhershme kanë treguar se një çekuilibër me tiroided mund të shkaktojë humbjen e dendësisë minerale të kockave dhe të rrisë rrezikun e thyerjeve.

Triclosan është një përbërës që është përdorur në disa dezinfektues, pastë dhëmbësh dhe në kozmetikë, si dhe enë gatimi, lodra, mobilje dhe veshje. Shtohet në produkte për të parandaluar ndotjen bakteriale, siç raporton CNN.

Në vitin 2016, Kontrolli i Ushqimeve dhe Ilaçeve (KUI) në SHBA filloi të kufizonte përdorimin e triclosan dhe kimikateve të tjera në disa produkte të konsumit, sepse nuk ishin provuar të jenë të sigurta dhe efektive për përdorim të përditshëm afatgjatë. Në prill, KUI mori një vendim përfundimtar që e ndalonte atë për përdorim tek sapunët e lëngshëm për duart në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ndodhet ende në disa produkte.

Disa studime të mëparshme duke parë përdorimin e saj në pastat e dhëmbëve, dukej se sugjeronin se ishte e sigurt, por u tha se nevojiteshin më shumë kërkime për të dalë në një konkluzion.

Disa studime në kafshë treguan se ekspozimi afatgjatë ndaj kimikateve rriti rrezikun e kancerit të lëkurës tek kafshët. Një studim tjetër tregoi se ekspozimi ndaj triclosan mund të ndalojë e dëmtojë disa procese zhvillimore tek foshnje. Një tjetër studim sugjeroi se kjo mund të lidhet me përhapjen e rezistencës antibiotike.
Previous Post Next Post