Trupa të policisë së Kosovës në Veri |
Të njëjtën gjë raportojnë edhe disa portale serbe, përfshirë "Alo" dhe "Informer".
Ndërkohë që sipas disa portaleve shqiptare, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar që trupa të ushtrisë Serbe të jenë afruar pranë kufirit me Kosovën, por duke theksuar se implementimi i ushtrisë serbe do të vendoset në përputhje me kushtetutën e Serbisë.
Gjithsesi gjithçka mbetet për t'u verifikuar në orët në vazhdim. Por nëse deklaratat e Vuçiçit janë të vërteta, atëherë kjo do të thotë se ai nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë në një moment të caktuar, pasur parasyshë që në Kushtetutën e Serbisë, Kosova është pjesë në këtë shtet.
Tags
Kosova