Kërriçi i gjetur në siberi dhe ilustrim i një mostre gjaku |
Qëllimi i tyre? Për të mbledhur përfundimisht qelizat që janë të nevojshme për të "ringjallur" speciet e zhdukura përmes klonimit.
Kërriçi mashkull, i zbuluar në gusht 2018 në depresionin Batagaika, është një mostër e ruajtur jashtëzakonisht mirë, e cila i takon një specie të kuajve të njohur edhe si Lenskaya ose Lena, siç raportohet nga Times Siberian, të cilët populluan cepin e largët të Rusisë rreth 30,000 deri 40,000 vjet më parë.
Tani një ekip i përbashkët i Universitetit Federal Veri-Lindor në Yakutsk dhe Fondacioni i Kërkimeve Sooam Biotech Research i Koresë së Jugut ka filluar analizimin e mbetjeve me qëllimin e shprehur qartë të klonimit të kalit të epokës së akullnajave.
Semyon Grigoryev, kreu i Muzeut Mamuth në Yakutsk, tha për agjencinë ruse të lajmeve TASS se autopsia ka zbuluar "organet e ruajtura bukur" të kafshës, si dhe indet e muskujve që kanë ruajtur një "ngjyrë të kuqe natyrale të shëndetshme". Po ashtu, flokët, këmbët dhe pjesët e trupit të janë kryesisht të paprekura - një atribut fantastik duke pasur parasysh se "flokët e ruajtur janë një ndjesi shkencore, pasi të gjithë kuajt e mëparshëm të lashtë u gjetën pa flokë", tha Grigoryev.
Grigoryev tha ndër të tjera:
"Tani mund të themi se kjo është kafsha më e ruajtur më mirë e akullnajave e gjetur ndonjëherë në botë".
"Kërriçi ndoshta ka vdekur nga mbytja, duke gjykuar nga rezultatet e autopsisë," shtoi Grigoryev.
"Shumë baltë u gjet brenda traktit gastrointestinal të kalit", tha Grigoryev.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse mund të rriten nga mostrat e gjakut të nxjerra deri më tani qelizat e duhura.
Nga ana tjetër, një ekip tjetër i shkencëtarëve japonez dhe rusë kan arritur të nxisin aktivitet në qelizat e një skeleti të një mamuthi të ruajtur mirë që daton 28.000 vjet më parë.