Shërbeu Gabimisht një shishe vere që kushton 6.3 milion lekë

 Një klient restoranti i cili porositi një shishe të mirë të verës së kuqe për një darkë të paharrueshme me të dashurën, mori diçka më pak dashamirëse sesa priste, sa i përket kostos - një shishe me vlerë 5.800 dollarë ose 636,000 lekë.

Konsumatori i një dege të "Hawksmoor" në Mançester, Angli, urdhëroi një Chateau Pichon Longueville Comtesse de Lalande të vitit 2001, çmimi i së cilës ishte 260 funte (335 dollarë), një përfaqësues i restorantit i tha CNN.

"Ishte një natë shumë e zhurmshme në restorant, dhe...një gabim shumë i thjeshtë", tha Irena Pogarçiç nga Komunikimet e Kuzhinës në një email. "Një anëtar i stafit mori shishen e gabuar, duke e ngatërruar atë me një tjetër Bordo të së njëjtës vjelje."

"Vera erdhi dhe iu shërbye klientit. Konsumatori nuk e dinte dhe vetëm m pas, një nga menaxherët e kuptoi atë që kishte ndodhur".

Restoranti më vonë tregoi se klienti, i cili nuk është identifikuar, "mori një shishe Château Le Pin, Pomerol, 2001" dhe tha se shpresonte që ai me mikeshën të gëzonin mbrëmjen e tyre.

"Për anëtarët e stafit të cilët e dhanë aksidentalisht, bërtitni! Gabime të njëpasnjëshme, dhe ne ju duam gjithsesi", shtoi Hawksmoor.

Château Le Pin 2001 ndodhet në seksionin e "të veçantave" të menusë së Hawksmoor dhe është artikulli më i shtrenjtë në listë.

Faqja e internetit e investimeve të Cult Wines citon kritikun e verës Robert Parker Jr., i cili e përshkroi Le Pin të vitit 2001 si "një sukses të shkëlqyer, si dhe një nga verërat e cilësisë së mirë për vitin 2001."

"Ngjyra e saj e thellë rubin / kumbull / ngjyrë vjollcë shoqërohet nga një parfum i jashtëzakonshëm i kremit "cassis", likerit të qershisë, kumbullave, karamelit, dhe në dolli e ëmbël", citon Parker.


Restoranti bëri Tweet një foto të dy verërave krah për krah, duke shtuar në shkronja të mëdha:  "Duken shumë të ngjashme, OK?!"
Previous Post Next Post