Pjata për diabetikët |
Kjo gjendje mund të nxisë dëmtime të arterieve në tërë trupin e njeriut, përfshirë ato të syrit, të veshkave, zemrës dhe madje trurit.
Nëse vuani nga diabeti sheqeri në gjak është zakonisht më i lartë se normalja.
Kujdesi në menaxhimin e sëmundjes së diabetit është një sfidë e përditshme dhe në çdo vakt.
Ushqimi i bollshëm dhe me shumë sheqer konsiderohet armiku më i madh i kësaj sëmundje.
A duhet të lini vaktet pa ngrënë?
Doktorët rekomandojnë që vaktet të konsumohen gjithnjë strikte dhe të bazuara në një dietë të shëndetshme.
Por sërish, edhe nëse në këto raste niveli i sheqerit në gjak është akoma i lartë, kjo nuk do të thotë që duhet të braktisni vakte të caktuara.
Në vend që të shmangni konsumin e ushqimit përpiquni të kuptoni shkaqet që po shkaktojnë këtë simptomë.
Në shumë raste edhe kur evitoni të konsumoni ushqim për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, kjo mënyrë do t’ju japë efektin e kundërt.
Trupi do të ndihet i uritur dhe nën presion, pra nuk do të ketë një funksionim normal të tij.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të vëzhgoni me kujdes arsyet që po j’ua shkaktojnë këtë simptomë.
Shkaqet që ju rrisin sheqerin në gjak:
Nëse niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja filloni gjithnjë të evitoni faktorët që po j’ua shkaktojnë atë.
Nëse keni ngrënë ushqime me shumë karbohidrate si patatet apo edhe brumërat, atëherë ka shumë të ngjarë se po ju dëmtojnë.
Nëse jeni të sëmurë apo nën efektin e ilaçeve të tjera, kjo mund t’ju rrisë nivelin e sheqeir në gjak.
Edhe lënia pas dore e ilaçeve apo e ushtrimeve fizike mund të shkaktojë këto simptoma në trupin tuaj.
Me se të ushqeheni?
Në vend që të shmangni ushqimin, mundohuni të alternoni një dietë sa më të balancuar me fruta dhe perime.
Konsumoni një sasi të madhe proteine pasi do të stimulojë pankreasin të prodhojë më shumë insulinë.
Insulina është hormoni kryesor që ju duhet për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.
Bazojeni dietën në perime dhe kryesisht ato jeshilet si brokoli apo spinaqi, për burime proteine konsumoni shumë mish pule, viçi apo peshk.
Balanconi gjithnjë vaktet tuaja dhe kujdesuni të keni një aktivitet sportiv të rregullt për një jetesë sa më të lehte me këtë sëmundje.