Një studim studim i fundit i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konkludon se njerëzit që nuk konsumojnë mëngjes janë më të prirur të preken nga sëmundjet e zemrës.
Studimi thekson se njerëzit që nuk e konsumojnë vaktin e mëngjesit janë shumë herë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës.
Studiuesit analizuan të dhëna nga 6550 persona nga mosha 40 deri në 75 vjeç.
Autorët e këtij studimi theksuan se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Një vakt i shëndetshëm që në fillim të ditës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.
Çfarë e Bën Mëngjesin Kaq Të Rëndësishëm?
Shkencëtarë, studiues dhe doktorë anë e mbanë botës konfirmojnë se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.
Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.
Ky vakt na mbush me energji për të përballuar më tej ditën.
Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.
Studiuesit theksojnë se mosngrënja e mëngjesit mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si: diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti.