Qëllimi kryesorë i shpenzimit të këtyre parave është për të çorientuar publikun nga ndikimet negative që shkaktojnë në shëndetin tonë pijet me gaz dhe pijet me sheqer si "Coca Cola", "Fanta" dhe "Sprite".
‘’Që nga viti 2010, Coca-Cola u ka dhënë mbi 8 milionë euro disa ekspertëve dhe organizatave të ndryshme mjekësore, por gjithashtu evenimenteve sportive apo në fushën e spektakleve’’, shkruan Le Monde; këto financime në shumicën e rasteve shkojnë për sponsorizime, dhe jo për punime shkencore.
”Në Francë, këmbëngulja e OJQ-së Foodwatch detyroi Coca-Cola t’i publikonte ato në prill 2016. Janë pikërisht këto të dhëna të vëna në dispozicion që atëherë, që e përditshmja shprehet se i ka shqyrtuar në detaj duke dalë në konkluzionet e mësipërme.
Financimet e kësaj kompanie fshehin rreziqet që lidhen drejtpërdrejtë me konsumin e pijeve të saj me sheqer të shtuar duke nxjerrë në plan të parë rolin e mungesës së aktivitetit fizik si shkak i obezitetit, sipas së përditshmes.
Vlen të theksohet se një sërë studimesh kanë konkluduar efektet serioze që shkaktojnë pijet me gaz dhe sheqer për organizmin e njeriut.