Shumë njerëz bëjnë sforco të tepërta për të humbur peshë, shpesh pa ia arritur kënaqshëm.
Problemi nis kur ndonëse keni mbajtur dieta strikte gjatë gjithë vitit, sërish ndjeni se nuk keni arritur rezultatet e dëshiruara.
Ekzistojnë një sërë arsyeshse përse trupi reagon në këtë mënyrë, ku më thelbësoret po i paraqesim më poshtë, të cilat janë të bazuara në një sërë studimesh që konvergojnë në të njëjtat pika:
Stresi
Qetësohuni! Stresi i vazhdueshëm bën që trupi të prodhojë me shumicë hormonin e stresit - kortizonin.
Ky hormon shpesh dëmton fibrat e muskujve, nivelin e sheqerit në gjak dhe të rrisë neuropatitë e trurit.
Ndërsa mungesa e një ore gjumi për tre netë rradhazi mund të prodhojë disa hormone që shtojnë urinë dhe ulin nivelin e ngropjes.
Probleme me tiroidet
Përafërsisht një e treta e të gjithë grave dhe burrave në botë kanë probleme me tiroidet.
Shpeshherë kjo shkaktohet nga stresi apo mund të jetë gjenetikisht i trashëguar.
Ndaj nëse nivelet e gjëndrës së tiroidës në trup nuk janë të ekujlibruara apo nuk janë aktive, metabolizmi trupit do ta ketë më të vështirë të humbasë në peshë.
Problemet me hormonet
Sipas një studimi të vitit 2011, hormonet ngadalësojnë humbjen në peshë.
Në periudhat kur mbani dietë, trupi mund të prodhojë një sërë hormoesh që ndikojnë në shtimin e ndjenjës së urisë tek njerëzit.
Ndjeshmëria ndaj ushqimit
Studime të shumta tregojnë se ka një lidhje mes obezitetit dhe alergjive ndaj ushqimit.
Kur konsumoni ushqime ndaj të cilave jeni të ndjeshëm apo jo tolerantë, në trupin tuaj lëshohen disa hormone që nxisin dëshirën për të ngrënë.
Këto çrregullime hormonale ndaj ushqimeve specifike kanë prirjen t’ju shtyjnë pikërisht drejt ushqimeve që nuk duhet të konsumoni.
Reaksione të tilla mund t’a fryjnë organizmin dhe të ngadalësojnë metabolizmin e si rrjedhojë nuk mund të humbisni peshë.